Festohen Pashkët ndërsa kishat janë të zbrazura

Festohen Pashkët ndërsa kishat janë të zbrazura

80
0
Shares

Besimtaret katolike festojne sot pashket ndërsa si asnjehere me pare, Kishat jane te zbrazura per shkak te masave per distancimin social e izolimin ne shtepi.

Arqipeshkvi Angelo Massafra ka theksuar forcen e besimit ne keto kohe te veshtira ndërsa ka uruar Pashkët për të gjithë besimtarët.

“Në fakt, ky virus i rrezikshëm ka shkaktuar viktima të shumta që, me dashurinë e krishterë, ia kemi paraqitur zemërdhembshurisë së Hyjit në kremtimin e përditshëm Eukaristik, edhe pse pa pjesëmarrjen aktive të besimtarëve; në lutjen personale dhe, siç ka ndodhur edhe tjetërkund, me praninë guximtare të meshtarëve te koka e atyre që po përfundonin shtegtimin e tyre tokësor, duke u sëmurë dhe duke vdekur edhe ata vetë. Kjo Kreshmë e dhimbshme dhe ritet “e zhveshura” të Javës së Madhe na kanë bindur se Krishti nuk na çliron “prej vdekjes fizike”, por “nëpërmjet” vdekjes, atë të Tijës para së gjithash: solidar me ne deri në fund, ka marrë pranë vetes jo vetëm jetën tonë, por edhe vdekjen tonë, dhe i ka dhënë asaj një vlerë të re, atë të ngjalljes.”

Ne kete feste te rendesishme per katoliket, Arqipeshkvi ka percjelle mesazhe shprese e dashurie duke u bere thirrje besimtareve per solidaritet.

“Këtë solidaritet që Krishti ka treguar ndaj nesh është koha që ta vëmë në praktikë: duke pasur respekt për veten, para së gjithash, pasi të afërmin mund ta duam vetëm nëse vendosim vetveten në shërbim të tij (kujdesi për vetën në shërbim të kujdesit për të afërmin!), duke dhuruar atë që është e mirë dhe e drejtë, duke respektuar rregullat e vëna për të mirën e shëndetit tonë dhe të të tjerëve; duke i bërë thirrje aftësisë sonë krijuese për t’i jetuar mirë marrëdhëniet tona, sidomos tani që jemi të detyruar të jetojmë 24 orë në 24 me njëri-tjetrin në shtëpi; duke përfituar prej kësaj kohe mungese të detyruar aktiviteti mund ta njohim më mirë njëri-tjetrin, mund të mësojmë artin e durimit bërë për dashuri, mund të zbulojmë te ai që është përkrah nesh aftësi e veçori që deri tani nuk kemi pasur mundësi t’i vëmë re.”

Arqipeshkvi Angelo Massafra ka nenvizuar mirenjohjen per te gjithe ata qe sot po luftojne pandemine duke u lutur per ata qe jane te infektuar nga koronavirusi, e duke percjelle ngushellime per familjet qe humben te dashurit ne betejen me COVID-19.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY