Lulzim Basha: Rama i deklaron egzekutimet si vetëvrasje

Lulzim Basha: Rama i deklaron egzekutimet si vetëvrasje

56
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se ato cfarë thotë Kryeministri Rama vërtetohen si mashtrime cdo ditë nga vetë policia dhe prokuroria.

“PD denoncoi se në Shqipëri ka hyrë fara vietnameze e kanabisit. Rama e mohoi, por Guardia di Finanza konfirmoi se 70% e bimës ishte e tillë. PD denoncoi ngjarjen në Shengjergj si vrasje për drogën. Rama-Tahiri e mohuan, e paraqiten si vetvrasje, por doli ekzekutim, dhe prokuroria po heton. PD denoncoi tre ditë më parë se në zonën e Tapizës trafikantët marrin gra e fëmijë, i cojnë për të punuar kanabisin. Rama-Tahiri e mohuan, por dje janë ndaluar 5 vetë që i dërgonin gratë me furgona në Malësitë e Krujës për të punuar kanabisin”, deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY