Pronari i lokalit dhe 4 qytetarë procedohen në Pogradec, policia sekuestron tavolinë...

Pronari i lokalit dhe 4 qytetarë procedohen në Pogradec, policia sekuestron tavolinë pokeri dhe letra bixhozi

155
0
Shares

Policia ne Pogradec ka proceduar penalisht nje pronar te nje lokali pasi konstatoi se kishte hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ dhe e vuri në dispozicion për të ushtruar aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht dhe administrativisht edhe 4 shtetas, pasi janë kapur në orarin e ndalimit të lëvizjes, duke luajtur lojëra të palejuara të fatit. Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara për monitorimin e zbatimit të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në lagjen nr. 1, në lokalin e shtetasit A. B., 35 vjeç, kanë konstatuar shtetasit E. K., 34 vjeç, F. B., 34 vjeç, S. B., 27 vjeç dhe V. K., 23 vjeç, banues në Pogradec, duke luajtur lojëra fati të palejuara”,-njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. Bazuar në Aktin normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, neni 3, pika 7 dhe 17, pronari i lokalit u ndëshkua me masë administrative në vlerën 1 milion lekë, ndërsa 4 të tjerët në vlerën 10.000 lekë të reja.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY