VIDEO/Kryetari në kërkim i PS në Peqin merr pjesë në përurim

VIDEO/Kryetari në kërkim i PS në Peqin merr pjesë në përurim

58
0
Shares

Në këtë video e në këto foto, ju mund të shihni kryetarin socialist të Edi Ramës në Peqin, Edurim Teqja, duke marrë pjesë në një fillim punimesh, në datën 24 shtator, një muaj e gjysëm pasi është shpallur në kërkim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, tha sot nënkryetari i PD-së, Edi paloka ndërsa shfqi inaugurimin një vepre urbane në Peqin.

“Kryetari i Ramës në Peqin, partneri i Erjon Veliajt në biznes, i kërkuar nga drejtësia si përgjegjës për vdekjen e një 17 vjecari të pafajshëm, shfaqet mes deputetëve, Evis Kushi, Aqif Rakipi dhe Anastas Angjeli.

Del dhe në televizor ky i kërkuar nga drejtësia, në një kronikë lajmesh në media lokale.

Po pse njeriu i Edi Ramës, partneri i Erjon Veliajt është mbi ligjin?

Pse e sfidon ai hapur urdhërin e kërkimit?

Pse nuk është në burg duke u hetuar për krimin e Sharrës, por shëtit i lirë dhe merr pjesë në inagurime, del në ekran, dhe tallet me cdo shqiptar që kërkon drejtësi për Arditin, që kërkon barazi para ligjit?

Përgjigja është e thjeshtë.

Sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës.

Eshtë Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për njeriun e tij, për kryetarin e tij në Peqin.

Eshte Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për partnerin në biznes të Erjon Veliajt.

Eshtë Edi Rama që ka ndërtuar këtë shtet kriminal që nuk është në krah të 17 vjecarit të pafajshëm, që nuk është në krah të qytetarëve, por është në krah të shfrytëzuesve të të miturve, në krah të banditëve, në krah të oligarkëve të korruptuar, në krah të trafikantëve e vrasësve.

Koha nuk pret më. Pika e vlimit po afron”, denoncoi Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY