Rritet numri i fëmijëve të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, si është...

Rritet numri i fëmijëve të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, si është gjendja e tyre

131
0
Shares

Zv.ministrja Rakacolli tha se numri i fëmijëve  të prekur nga koronavirusi është 16, por fatmirësisht janë në gjendje të mirë, pasi asnjërit prej tyre nuk i është dashur të shkojë për trajtim në spital.

“Deri tani ka 16 fëmijë të prekur nga koronavirusi, fatmirësisht asnjëri nga ata nuk ka pasur nevojë asnjëherë për kujdes spitalor dhe janë në gjendje shumë të mirë”.

E pyetur për shtrëngimin e masave në kodin penal, Rakacolli thotë se qeveria vepron në përputhje me rekomandimet që bën Komiteti i Ekspertëve.

“Gjithçka që bën qeveria e bën në përputhje me rekomandimet që bën Komiteti i Ekspertëve, të cilat janë të bazuara në një analizë shumë të hollësishme të situatës aktuale me numrat e të prekurve dhe me tendencën që zhvillohet epidemia. Padyshim që të gjitha këto bëhen në konsulencë me OBSH”.

Fatmirësisht zv.ministrja njofton se nuk ka asnjë grua shtatzënë të prekur me COVID-19 që të ketë sjellë në jetë fëmijën e saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY