Detajet e fundit mbi shëndetin e deputetit Alimadhi dhe dy mjekëve

Detajet e fundit mbi shëndetin e deputetit Alimadhi dhe dy mjekëve

138
0
Shares

Të reja optimiste lidhur me shëndetin e ish-deputetit Adriatik Alimadhi i infektuar nga koronavirusi si dhe për dy mjekët, Roland Xhaxho dhe Andi Koraqi.

Gjendja e Alimadhit është stabël dhe nga mjekët thuhet që trajtohet me oksigjenoterapi me cpap ose siç njihet maskë oksigjenuese. Ka vështirësi ne frymëmarrje, po gjendja konsiderohet stabël. E njëjta situatë edhe me mjekun Roland Xhaxho. Ndërkohë që doktor Andi Koraqi nuk shfaq probleme dhe vlerësohet në gjendje të mire relativisht pavarësisht faktit që është mbipeshë”, njoftoi News 24.

Sakaq, gazetari njoftoi dhe per detajet brenda spitalit te Infektivit, sa te shtruar ne terapi janë.

“Tek COVID 2, kemi 5 persona në terapi intensive, 4 të intubuar, 2 gra dhe 2 burra. Është edhe një person i pestë jo i intubuar, por me oksigjen. Në pavijonin e COVID 2 mbeten të shtruar edhe 12 persona të tjerë. Kanë pneumoni bilaterale por nga tamponi kanë rezultuar negativë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY