DATAT/KQZ vendos afatet për zgjedhjet në Kolonjë

DATAT/KQZ vendos afatet për zgjedhjet në Kolonjë

65
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme përcaktoi afatet procedurale për realizimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kolonjë.

KQZ vendosi këto afate proceduriale:

1. Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë/sekretar në KZAZ nr. 73, duhet të sjellin propozimet jo më vonë se data 21 tetor 2016.

2. Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ nr.73, jo më vonë së data 1 nëntor 2016. KZAZ-ja, merr vendim për emërimin e anëtarëve të KQV-ve, brenda 5 ditëve.

3. Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në Grupin e Numërimit të Votave, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ nr.73, jo më vonë së data 11 nëntor 2016. KZAZ-ja, merr vendim për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit të Votave-ve, brenda 48 orëve.

4. Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhorë për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kolonjë, jo më vonë se data 21 tetor 2016.

5. Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kolonjë, jo më vonë se data 25 tetor 2016.

6. Për paraqitjen e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin Bashkisë Kolonjë, Komiteti Nismëtar duhet të rregjistrohet në KZAZ-në nr. 73, jo më vonë se data 26 tetor 2016.

7. Dokumentat e kandidimit paraqiten në KZAZ-në nr.73, jo më vonë se data 28 tetor 2016. KZAZ-në nr. 73, bën verifikimin e tyre jo më vonë se 24 orë nga paraqitja dhe në rast se vëren parregullsi i kthen për plotësim. Dokumentat e plotësuara duhet të riparaqiten jo më vonë se 24 orë. KZAZ-ja merr vendim jo më vonë se 24 orë nga riparaqitja e tyre.

8. Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shqiptarë, duhet të bëhet jo më vonë se data 4 nëntor 2016. Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të huaj duhet të bëhet jo më vonë se 72 orë para datës 20.11.2016.

9. Prefekti i Qarkut Korçë, i paraqet KQZ-së listën e plotë të objekteve brenda territorit të Qarkut që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj për Vendin e Numërimit të Votave, jo më vonë se data 1 nëntor 2016. KQZ, cakton vendin e numërimit të votave jo më vonë se data 4 nëntor 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY