Ndahet nga jeta shkrimtari dhe politikani shqiptar, Tedoro Laco, në moshën tetëdhejtëvjecare. Laco vuante prej kohësh nga një sëmundje dhe vitet e fundit bënte një jetë të kufizuar aktive.
Laco vdiq në spital ndërsa po kurohej ndërsa homazhet janë vendosur të mbahen nesër në 11-12 tek ministria e Kulturës.
Teodor Laço lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës. Studioi Agronomi në Universitetin e Tiranës. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja. Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.
Ai drejtoi Partinë Bashkimi Liberaldemokrat për disa vite ndërkohë që në fillimet e pluralizmit ishte ndër drejtuesit kryesorë të PSD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/