Asad: Në vendin tim konflikti është mes Rusisë dhe SHBA-së

Asad: Në vendin tim konflikti është mes Rusisë dhe SHBA-së

69
0
Shares

Sipas presidentit sirian Bashar al Asad, konflikti i vërtetë që po përgjak vendin e tij prej vitesh, tashmë është mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Lufta në vendin tim është një teatër i përplasjes globale mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Kështu deklaroi presidenti sirian Bashar al Assad, në një intervistë për “Komsomolskaia Pravda”. Për Assad rimarrja nën kontroll e Alepos do të ishte një fitore e madhe strategjike dhe politike. Presidenti sirian as nuk e merr në konsideratë një marrëveshje të mundshme me rebelët. Ai tha se terroristët duhen shtyrë drejt Turqisë ose duhen vrarë, nuk ka asnjë opson tjetër. Sipas tij konflikti në Siri rrezikon të kthejë vendin në një Vietnam të ri apo Kore. Shtetet e Bashkyara të Amerikës sipas Asad dëshirojnë të ruajnë hegjemoninë e tyre në botë. “Unë mendoj se Perëndimi dhe në mënyrë të vecantë SHBA, nuk e kanë ndaluar asnjëherë Luftën e Ftohtë, as pas rënies së Bashkimti Sovjetik”, shtoi ai. Asad shpreson se riafrimi i Rusisë me Turqinë mund të bindë Ankaranë që të mos mbështesë më rebelët.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY