Zvicra, Norvegjia dhe UNDP blejnë 30 respiratorë për Shqipërinë

Zvicra, Norvegjia dhe UNDP blejnë 30 respiratorë për Shqipërinë

132
0
Shares

Qeveria zvicerane dhuroi 330,000 USD, qeveria norvegjeze dhuroi përafërsisht 300,000 USD, dhe UNDP 100,000 USD për të blerë 30 respiratorë që pritet të arrijnë në Shqipëri në dy javët e ardhshme.

“Mbështetja juaj me pajisjet jetë-shpëtuese në këto ditë të vështira në përballjen me COVID19 është shumë e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të sistemin shëndetësor publik në Shqipëri”, theksoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

“Qeveria e Shqipërisë përcaktoi që një nga nevojat kryesore në menaxhimin e krizës së koronavirusit ishte sigurimi i makinave respiratore. Këto makina bëjnë diferencën midis jetës dhe vdekjes për shumë njerëz. Për ne është kënaqësi që mundëm t’i përgjigjemi shpejt kërkesës tuaj dhe të kontribuojmë së bashku për blerjen e 30 respiratorëve shtesë për spitalet e Shqipërisë”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.

Ambasadori i Norvegjisë për Shqipërinë, Jens Erik Grondahl theksoi: “Në një kohë shumë të vështirë, e cila po i rëndon shumë shërbimet e shëndetit publik, është e nevojshme të tregojmë solidaritet dhe të bëjmë cfarë kemi mundësi për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta në mundjen e pandemisë. Për këtë arsye, Norvegjia është krenare që mbështet përpjekjet kombëtare të Shqipërisë kundër pandemisë COVID-19 duke siguruar fonde për blerjen e menjëhershme të respiratorëve në një partneritet të pa-precedentë me Qeverinë Shqiptare, Zvicrën dhe UNDP.”

“Në këtë kohë të paprecedentë, UNDP qëndron në krah të Shqipërisë”, tha Përfaqësuesja e Përhershme në Shqipëri e UNDP, Limya Eltayeb.

Rasti i parë i konfirmuar i COVID-19 u regjistrua në Shqipëri më 9 mars dhe deri tani janë 416 raste të konfirmuara. Menjëherë pas shpërthimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përcaktoi blerjen e respiratoreve si një nga prioritetet më të rëndësishme për qeverinë e Shqipërisë.

Sapo të arrijnë në Shqipëri, të 30 respiratorët do të jenë nën zotërim dhe mirëmbajtje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY