Kontrolli për COVID-19 zbulon ngarkesën me drogë, arrestohet shoferi shqiptar

Kontrolli për COVID-19 zbulon ngarkesën me drogë, arrestohet shoferi shqiptar

537
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia në Bari ka përgjuar një ngarkesë të madhe droge duke dhe e bllokuar ate ne port. Lënda narkotike është gjetur në një kamion, ku ishte fshehur në një mënyrë tepër profesionale nga ana e shoferit shqiptar.

Shoferi, një 47 vjecar shqiptar e kishte pasur vendin e nisjes së udhëtimit nga Durrësi, pasi deklaroi arsyet e udhëtimit, ose dorëzimin e një ngarkese të paketave të veshjeve në provincat e Piacenza dhe Bergamo të shoqëruar nga vetë-vërtetimi i përshkruar ka treguar shenja të dukshme se dicka nuk shkonte me ngarkesën që kishte.

Kontrolli për Covid-19 u shëndërrua kështu në një aksion për të parandaluar veorimtaritë e grupeve të dyshuara kriminale ndërkombëtare për trafik droge.

Pas disa orëve kërkim, në kamion, në një vend të fshehtë, u gjet sasia e drogës. Shpejt u zbulua se në kamion kishte 12 kilogramë kokainë dhe 8.8 kg heroinë. Pas kësaj, shoferi i kamionit u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, duke respektuar  rregullat e Covid-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY