Aktet normative rikthejnë deputetët në Kuvend, detaje nga seanca e 16 Prillit:...

Aktet normative rikthejnë deputetët në Kuvend, detaje nga seanca e 16 Prillit: Të gjithë do jenë me maska

67
0
Shares

Kuvendi do të zhvillojë me 19 prill seancën e parë plenare që pas pezullimit për shkak të koronavorusit.

Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë vetëm dy orë dhe deputetët do të jenë të vendosur në distancë nga njëri-tjetri sipas një planvendosje të vendosur nga Sekretaria.

Burime bëjnë me dije se do të ketë që në hyrje një mjek për matjen e temperaturës së deputetëve, ndërsa të gjithë do të jenë të pajisur me doreza dhe maska.

Kuvendi do të mblidhet për të miratuar aktet normative të marra në këto ditë të vështira për vendin për shkak të koronavirusit, mes tyre dhe ndryshimet në Kodin Penal.

Njoftimi i Kuvendit: 

Konferenca e Kryetarëve  miratoi ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, programin e punës dhe kalendarin  e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill  2020 dhe vendosi thirrjen e seancës plenare në 16 prill.

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, sot u zhvillua Konferenca e Kryetarëve. Konferenca u zhvillua online, me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).

Pasi i njohu anëtarët e Konferencës me rendin e ditës, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, informoi Konferencën e Kryetarëve se “Kuvendi i Shqipërisë ka vazhduar të funksionojë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Dy javët e fundit komisionet e përhershme parlamentare janë mbledhur rregullisht online dhe kanë shqyrtuar e projekt-aktet e depozituara, të cilat janë përcjellë për shqyrtim në seancën plenare. Kjo situatë ka sjellë si domosdoshmëri edhe ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, për të parashikuar dispozitat e nevojshme të funksionimit të Kuvendit në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe kur nuk është e mundur zhvillimi i mbledhjes me prezencën fizike të deputetëve.

Përvojat e parlamenteve të vendeve të BE-së, të përshtatura për kushtet e pandemisë, parashikojnë mbledhjen e seancave plenare me numër të kufizuar deputetësh, pa cënuar të drejtën e secilit deputet për të votuar. Prandaj edhe ndryshimet e propozuara, reduktimi i kuorumit e pjesëmarrjes dhe  zhvillimi i mbledhjeve online, nuk cënojnë të drejtën e deputetëve të Kuvendit për te votuar. Ndërkohë, këto forma mbledhjesh nuk duhet të cënojnë etikën parlamentare, kërkesat dhe standartet për të cilën mbeten po aq rigoroze sa në kushtet e zakonshme.”

Konferenca miratoi me konsensus plotësimet në Rregulloren e Kuvendit, për rregullimin e funksionimit te veprimtarisë parlamentare në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të pandemisë.

Konferenca shqyrtoi dhe miratoi kalendarin  e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill  2020, të cilët parashikojnë zhvillimin e seancave plenare në datat 16, 23 dhe 30 prill.

Në këto seanca do të kenë prioritet shqyrtimi e miratimi i akteve normative me fuqinë e ligjit dhe i projektligjeve që kanë lidhje me pandeminë COVID-19.

Seancat do të zhvillohen me pjesëmarrjen dhe prezencën në sallë të të gjithë deputetëve, me numër dhe kohë të kufizuar diskutimesh, dhe për tē zbatuar standartin e distancimit social, për uljen e deputetëve do të shfrytëzohen edhe mjediset e tjera të sallës së seancave plenare.

Seancat do të jenë të mbyllura për publikun dhe do të sigurojnë akses për RTSh, i cili do të transmetojë live dhe do t’u mundësojë sinjalin edhe mediave të tjera.

Konferenca miratoi edhe rendin e ditës të mbledhjes së seancës plenare të datës 16 prill.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY