Dogjën hotelin në Shqipëri, trajneri përjashton dy lojtarët gjermanë

Dogjën hotelin në Shqipëri, trajneri përjashton dy lojtarët gjermanë

70
0
Shares

Dy futbollistët e Gjermanisë U-19, Vitali Janelt dhe Idrisa Ture, janë përjashtuar nga ekipi kombëtar pasi u gjetën fajtorë për zjarrin që ra në hotelin ku ata qëndronin para ndeshjes me skuadrën shqiptare.

Dy lojtarët kishin marrë nargjile në dhomën e hotelit ku ishin të grumbulluar. Nuk dihet se si Janelt dhe Ture kanë arritur ta sigurojnë atë, por në kohën që ata kanë lënë hotelin për të qënë prezent në ndeshjen Gjermani-Shqipëri të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, e cila përfundoi me shifrat 3-2, e harruan të ndezur nargjilen në dhomë dhe kjo shkaktoi ndezjen e një zjarri.

Për fat punonjësit e hotelit e pikasën diçka të tillë dhe arritën ta kontrollonin zjarrin që të mos përhapej në dhomat e tjera, sipas medias gjermane.

Mënjeherë pas ndeshjes trajneri i kombëtares gjermane, Frank Kramer i ka larguar futbollistët nga grumbullimi duke i kthyer më herët në Gjermani.

Futbollistët e kanë mohuar të kenë pasur faj për këtë incident të tillë por askush nuk u ka besuar.

Ata u gjobitën dhe u dënuan me shërbim komuniteti në një kopsht fëmijësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY