A mund të shpërndahen viruset nga valët 5G, si e argumentojnë disa...

A mund të shpërndahen viruset nga valët 5G, si e argumentojnë disa shkencëtarë

183
0
Shares

Nuk ka asnjë lidhje midis 5G, pasardhësit të ri, të shpejtë të wireless 4G dhe pandemisë vdekjeprurëse që fshin globin, thonë shkencëtarët.

Por ka ende disa teori te tjera nga shkenctare te tjere, te cilet besojne se koronavirusi perhapet me ane te valeve.

Një shkencëtar i njohur ka shpjeguar dy teoritë, sipas të cilave rrjeti 5G ndihmon në shpërndarjen e koronavirusit. E para është që rrjeti 5G dobëson sistemin imunitar. E dyta është që viruset mund të përhapen përmes valëve 5G.

Gero Baiarda tha se ka vendosur të flasë pasi në Britani iu është vënë flaka disa stacioneve 5G në vend.

Valët 5G kanë shumë pak energji që mund të shkaktojë dëm”, tha Baiarda.“Janë bërë shumë kërkime në këtë fushë dhe të gjitha e tregojnë këtë pa asnjë dyshim”.“Edhe valët e mikrovalës tuaj në shtëpi janë shumë më të fuqishme se rrjeti 5G dhe sërish janë shumë të sigurta”.

Ai sqaron se valët e përdorura janë njësoj si me valët e TV analog.

“Prandaj, të pretendosh se valët 5G dobësojnë sistemin imunitar, është sikur të thuash se edhe valët e mëparshme shkaktonin pandemi. Ne kemi jetuar 70 vite me to dhe nuk na kanë bërë gjë”.

Ai sqaron se është e pamundur që virusët të udhëtojnë me valët 5G.

“Që një virus të futet në trup, duhet të absorbohet nga mukoza që gjendet në gojë, sy apo hundë. Prandaj këto teori janë të pabazuara. Nuk mund të udhëtojë virusi mbi valë, është e pamundur. Pastaj nuk mund të vijë dhe të ngulet si raketë në sy, hundë apo gojë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY