“Kushtet në spital më të vështira se COVID”, Vasili nxjerr sms e...

“Kushtet në spital më të vështira se COVID”, Vasili nxjerr sms e sportistit të shëruar: Kryeministër lëri përrallat, e turpërohu

183
0
Shares

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili teksa ka publikuar mesazhin e mikut të tij, sportistit Florian Riza, deklaroi se ne spitalin Infektiv mungojnë kushtet.

Duke iu referuar mesazhit të Rizas, i cili tashmë është shëruar nga COVID, Vasili i kthehet kryeministrit Edi Rama, ndërsa i sugjeron atij që mos të genjejë.

“Leri perrallat, mbylle gojen genjeshtare, ndale gjuhen e ligë e injorante dhe ule koken e jepu zgjidhje problemeve, se ne spital nuk ka as sapun e veshje per te semuret dhe ti na flet dengla me suksese.”, shkruan Vasili.

POSTIMI I PLOTE

Kryeminister leri perrallat, por lexoji keto rreshta dhe turperohu!

Nje mik i mire dhe sportist shume i respektuar,Florian Riza rezultoi pozitiv me COVID-19.

Jam i lumtur nga zemra, qe nje futbollist i Tiranes si ai, per te cilin kam brohoritur ne shkallet e stadiumit u sherua.
Respekt shume i merituar per kolegun Dr.Arjan Harxhi qe trajtoi me shume sukses Florin.

Por lexojeni se cfare thote Flori ai per kushtet e spitalit:

‘Qëndrimi në spital – Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Njerëzit aty kishin problematika nga më të ndryshme, por të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë me Covid. Nuk e mban vendi që në 2020 mos të kesh një pavion, nuk e di se si çertifikohen këto pavione që për mua i përket akomodimit i perket vitit 1920. Por, duke qenë se ishte i vetmi spital Covid-je i detyruar të durosh kushtet”.

Ndaj Kryeministri lexoji keto rreshta dhe skuqu ne mundsh.

Leri perrallat, mbylle gojen genjeshtare, ndale gjuhen e ligë e injorante dhe ule koken e jepu zgjidhje problemeve, se ne spital nuk ka as sapun e veshje per te semuret dhe ti na flet dengla me suksese.

Askush nuk ka nevoje per shfrimet histerike te nje kryeministri te paafte, qe kerkon te mbuloje deshtimin duke bere zhurmuesin neper media.

Strategjia idiote e kryeministrit se duke zaptuar mediat, do te asfiksoje te verteten dhe revolten e qytetareve, qe e kuptojne me se miri qe nuk kane kryeminister, eshte e deshtuar.

Florin nuk e shpetoi strategjia e kryeministrit as kushtet ne spital dhe as 127 e famshme e tij.

Florin e shpetoi organizmi i forte e vullneti i tij dhe talenti profesional i Dr.Harxhit dhe stafit mjeksor ne Sp.Infektiv, pa keto nje zot e di se si do te kishin shkuar gjerat.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY