Kapet në Tiranë 23-vjeçari i kërkuar në Angli, akuza e rëndë për...

Kapet në Tiranë 23-vjeçari i kërkuar në Angli, akuza e rëndë për të cilën është dënuar

121
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 23 vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Britanisë së madhe.

23 vjeçari akuzohet nga shteti anglez për veprën penale “sulm seksual” për të cilin ka marrë dënimin me burg për 4 vjet.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, vihet në panga një i ri shqiptar, i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Interpol Mançester / Mbretëria e Bashkuar, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u bë i mundur lokalizimi në qytetin e Tiranës dhe arrestimi i shtetasit shqiptar Ardit Mali, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike, pasi Gjykata e Kurorës Guildford / Mbretëria e Bashkuar, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”, parashikuar nga legjislacioni britanik.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Falë edhe kontributit të madh të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe Zyrës së Hetimeve Kriminale (OCI) pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për lokalizimin e këtij shtetasi, nga strukturat  e Policisë së Shtetit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY