Tabaku: Fyerjet nuk mbushin xhepat e boshatisur të shqiptarëve

Tabaku: Fyerjet nuk mbushin xhepat e boshatisur të shqiptarëve

72
0
Shares

Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sonte pasi Kryeministri Rama e sulmoi atë në një emision televiziv.

“Fatkeqësi për shqiptarët që KM në vend që të marrë masa për të kryer pagesat që ka premtuar për familjet dhe bizneset e goditura, harxhon gjithë kohën duke sulmuar opozitën. Fyerjet e KM nuk mbushin xhepat e boshatisura të shqiptarëve. Boll i lodhe njerëzit me gënjeshtra”, shkruan Tabaku në Tëitter.

Kryeministri Rama tha sonte se nuk është e vërtetë ajo që ka thënë Tabaku që drejtoria e Tatimeve ka refuzuar të paguajë shumë punonjës që iu mbyll biznesi.

“Kam dëgjuar sot me keqardhje që Balona Tabake e PD-së është ngritur lartë me një balonë budallëqesh sikur drejtoria e Tatimeve ka refuzuar shumë nga punonjësit që u është premtuar paga e luftës”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY