Deputetja Hajdarmataj poston shtëpinë duke u djegur dhe akuzon OSSHE

Deputetja Hajdarmataj poston shtëpinë duke u djegur dhe akuzon OSSHE

86
0
Shares

Një shtëpi ku banon 14 pjesëtarë të tri familjeve u dogj plotësisht në një fshat të Tropojës. Deputetja e zonës, Mimoza Hajdarmataj ka postuar pamjet e djegies ndërkohë që akuzon OSSHE që nuk bën kurrfarë kontrolli apo verifikimi të instalimeve elektrike ashtu edhe të tensionit të lëvizshëm që shkakon djegie të rrjetit.

“Sërish djegie shtëpie nga rryma elektrike në fshatin Kepenek të Tropojës.

Tre familjet e Sadik, Adriatik dhe Shkelqim Lajthizës, që jetonin nën një cati, me 14 anetarë kanë mbetur siç thonë ” pa asgja mas shpirtit”.

Këto raste të shpeshta shkaktojnë bilance lufte por askush nga strukturat shtetërore nuk reagon të demshpërblejë banorët e prekur.

OSSHE është një ndër humnerat me te zeza të korrupsionit të kësaj qeverie.

Përvecse ti zhvatë këta banorë, oligarket e OSSHE nuk bëjnë asnjë investim për përmirësimin e rrjetit për abonentët me kontrata dhe pagues të rregullt deri në qindarkën e fundit”, shkruan Hajdarmataj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY