Virusi mund të zhysë në varfëri gjysmë miliardë njerëz

Virusi mund të zhysë në varfëri gjysmë miliardë njerëz

62
0
Shares

Rënia ekonomike për shkak të koronavirus mund të rrisëvarfërinë botërore deri në gjysmë miliardë paralajmëron Oxfam.

Duke përdorur kërkimet e bëra nga Universiteti Kombëtar iAustralisë dhe Universiteti Mbretëror i Londrës, organizata thotëqë është hera e parë në 30 vjet që varfëri do të rritet në shkallëglobale.

Raporti thotë që kriza ekonomike me shumë mundësi do jetëshumë më e thellë se kriza shëndetësore dhe vlerëson që rritja e varfërisë në rang global mund të arrijë në 400-600 milionë.

Zbulimi vjen para takimit të Bankës Botërore, Fondit MonetarNdërkombëtar dhe ministrave të financave të G20 që bëhetjavën e ardhshme.

Sipas raportit impakti që virusi pritet të ketë në ekonomi përbënnjë sfidë të vërtetë për qëllimin e Kombeve të Bashkuara përzhvillim të qëndrueshëm e dhënies fund së varfërisë deri më2030.

“Zbulimet tona theksojnë rëndësinë e zgjerimit të rrjetave tësigurimeve shoqërore në vendet në zhvillim sa më shpejt të jetëe mundur, vëmendje më të gjerë në impaktin e COVID-19 nëekonomitë e vendeve në zhvillim dhe çfarë mund të bëhet ngakomuniteti ndërkombëtar për të ndihmuar “ thotë profesor Andi Sumner, Universiteti Mbretëror i Londrës.

Kur pandemia të mbarojë gjysma e popullsisë së botës prej 7.8 miliardë do të jetojnë në varfëri. Rreth 40% e varfërisë mund tëpërqendrohet në Azinë Lindore e në Paqësor dhe rreth një e tretanë Afrikë dhe Azinë Jugore.

Dani Sriskandarajah, shef ekzekutiv i Oxfam tha:” Për miliardapunëtorë në vendet e varfëra të cilët kanë qenë edhe më parë nëvështirësi nuk ka rrjeta sigurimesh si asistencë nga qeveria. Mbledhja e javës së ardhshme midis Bankës Botërore dhe G20 janë një mundësi për bashkëpunim midis liderëve botërore dhekrijimin e paketave shpëtuese ekonomike që do të ndihmojnë njerëzit më në nevojë. “

Në fillim të kësaj jave mëse 100 organizata botërore bënë thirrjepër lehtësimin e pagesave të borxheve të vendeve në zhvillimgjë që do të ndihmonte ekonomitë  e tyre . BBC, DRONI.al. Pergaditi: Elsa Hoxha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY