Editorili i publikuar në të përditshmen gjermane “Die Welt”, gazeta me e madhe gjermane e njohur per shkrime provokues, shkaktoi një debat të fortë mediatik e politik në Itali mes te cileve edhe te ministrit të jashtëm Luigi Di Maio.
Nën titullin “Zonja Merkel qëndro e palëkundur“, editoriali i së përditshmes gjermane trajton temën e koronabond duke kërkuar që disa vende të kontrollhen nga Bashkimi Europian.
“E natyrshme, shkruan Die Welt, që vendet e BE të ndihmohen reciprokisht në krizën e koronavirusit. Por si duhet të ndihmohen pa kontroll? Pa limit? Në Itali mafia nuk pret gjë tjetër vetëm një rrjedhje të re parash nga Brukseli”.
Artikulli i të përditshmes gjermane vjen në ditën kur ministrat e financës së Eurogrupit janë mbledhur për të marrë vendime mbi masat ekonomike të BE për përballimin e emergjencës sanitare.
“Soldiariteteti është një karakteristikë europiane e rëndësishme, shkruar media gjermane, por po aq thelbësore është sovranizmi kombëtar e përgjegjësia e politikës kombëtare ndaj zgjedhësve të tyre. Roma e Parisi janë në favor të koronabond, pra të ndarjes së borxhit gjë që do shkaktoj një humbje gjingade e miliardare të kontribuesve gjermanë”.
“Die Welt” i kërkon kancelares gjermane të qëndroj e fortë e të mos pranoj propozimet e Italisë.”Duhet të jetë e qartë, thotë editoriali, se ndihma financiare për Italinë, ku mafia është një ent i shpërndarë në të gjithë territorin e që nuk pret gjë tjetër vecse një lumë parash nga Brukseli”.
Ndaj këtij artikulli ka reaguar ministri i jashtëm italain Luigi Di maio i cili e ka konsideruar “të turpshëm e të pa pranueshëm e se qeveria gjermane duhet të distancohet nga kjo media.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/