Vdes papritur shqiptarja në burgun e Greqisë, të dënuarat nisin protestat: Ishte...

Vdes papritur shqiptarja në burgun e Greqisë, të dënuarat nisin protestat: Ishte me koronavirus

242
0
Shares

Vdekja e një gruaje në burgun grek ka shkaktuar situata te tensionuara mes te burgosurave te tjera. Mesohet se një grua me origjinë nga Shqipëria ka ndërruar jetë në burgun e Thiva në Greqi.

Autoritetet greke nuk bëjnë me dije shkakun e vdekjes së saj, megjithatë gratë e tjera që ndodhen në këtë burg kanë protestuar me argumentin se ajo ndërroi jetë për shkak të koronavirusit.

Të dënuarat e tjera thanë se viktima 42 vjeç, kishte temperaturë ditët e fundit, si dhe shenja të ngjashme me simptomat e Covid-19, po ministria e Mbrojtjes se qytetarit thotë se shkaqet janë patologjike, gjithsesi, priten rezultatet toksikologjike të trupit të viktimës.

Trupi është dërguar për ekspertizë. Gjatë natës është shënuar një mini revoltë në burgun e Thivës, ku të dënuarat kanë djegur batanije.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY