Alarmojne mjeket: Alergjitë dhe koronavirusi, veproni shpejt për të mbrojtur mushkëritë

Alarmojne mjeket: Alergjitë dhe koronavirusi, veproni shpejt për të mbrojtur mushkëritë

413
0
Shares

Ndërkohë që një sëmundje vdekjeprurëse është përhapur në tëgjithë botën tani është dhe sezoni në të cilin fillojnë alergjitë nëBritani, Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekspertët thonë që alergjitë mund të prekin dhe dobësojneaparatin e frymëmarrjes duke shtuar mundësinë për tu prekurnga koronavirus ose duke përkeqësuar simptomat e shfaqura ngaCOVID-19.

Mjekja Lakiea Wright e specializuar për alergji dhe imunologjinë Boston thotë: “Kur keni alergji krijohen pezmatime .Nëpërmjet hundës thithni alergjenë si poleni dhe prandajkrijohen rrjedhje,  irritim i hundeve si dhe kruarje e syve. Kjogjendje krijon inflamacione të shumta që dobësojne sisteminimunitar dhe e bëjnë më të lehtë prekjen nga viruset.”

“ Çdo gjë që mund të bëjmë për të ulur inflamacionet do e ndihmojë trupin tonë të përballet më mirë me sëmundje virale tëcilat gjithashtu krijojnë inflamacione “ shprehet pediatri Matt Dougherty që trajton fëmijet me alergji dhe astmë në spitalin St Louis, Misouri.

Veproni para se fillojnë simptomat

Nëse vuani nga alergjitë në stinën e pranverës ekspertët thonë qëduhet të merrni masa për ti mbrojtur mushkëritë sa më shumë.

“ Nëse keni pasur raste të mëparshme alergjie përdorni të njëjtinmjekim që ju ka ndihmuar në të shkuarën. Duke e filluarmjekimin sa më parë do ti keni simptomat nën kontroll dheinflamacionet të pakta “ thotë Dougherty.

Wright shton “ Duke qenë në dijeni të shkaktarëve të alergjisësuaj siguroheni që të distancoheni nga ata. Sigurisht që duhet tëkujdesemi edhe për higjienën personale, larjen e duarve dhe tëpraktikojmë distancimin sociale që të ekspozohemi sa më pakedhe ndaj viruseve”.

S’jeni sigurtë nëse është alergji? Ja çfarë bëni

Tre simptomat tipike të koronavirus janë kolla, vështirësia nëfrymëmarrje dhe temperatura, por njerëzit kanë shprehurshqetësime edhe në raste kur kanë pasur dhimbje trupi që mundtë shkaktohen nga një grip i thjeshtë apo lodhje qe mund të jenëshenja alergjie.

Nuk jeni të sigurtë nëse simptomat që keni janë për shkak tëalergjise? Akoma më keq, janë simptomat tuaja tregues tëalergjise por nuk keni pasur asnjëherë  probleme në të shkuarën?

Studimet tregojnë që është normale që alergjia të shfaqetpapritur në mosha të ndryshme, kjo ndoshta prej niveleve të lartatë ajrit të ndotur në mushkëri që më pas krijon inflamacione. Me kalimin e viteve edhe sistemi imunitar dobësohet duke na bërëmë të brishtë e të prekshëm.

Edhe pse momentalisht jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi e të komunikojmë me doktorët nëpërmjet telefonit ekspertët thonëse këto konsulta  mund të shfrytëzohen në maksimum nëse ikushtojmë vëmendje simptomave të shfaqura. Informacion i tillëe ndihmon doktorin të vendosë nëse simptomat janë shenjaalergjie apo të virusit COVID-19. Temperatura apo dhimbjet e trupit e të fytit zakonisht nuk janë shenja të alergjise prandajkëshillohet të matet temperatura disa herë në ditë e të mbahetshënim bashkë me simptomat e tjera.

Ja disa pyetje që mund ti bëni vetes e të jeni më i qartë:

A janë këto simptoma të zakonshme alergjie?
A më shfaqen këto simptoma pothuajse në të njëjtën kohëçdo vit?
E marr rregullisht mjekimin?
A po i parandalon apo redukton mjekimi simptomat ?

Sipas Wright kolla mund të jetë shenjë e një gjendje gripale, alergjie ose e COVID-19. Por në rast gjendje gripale ato zgjasin7-10 ditë . Në rast alergjie zgjasin gjatë gjithë sezonit. Eerëndësishme është që të mos fiksohemi me simptomat pasi mundtë arrijmë në gjendje ankthi.
CNN-DRONI.al.Pergaditi: Elsa Hoxha

://www.facebook.com/5550296508/posts/10160688476221509/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY