FOTO/Ish-deputeti sqaron shifrat: Statistikat dhe sondazhi që rrëzojnë Besën dhe Ramën

FOTO/Ish-deputeti sqaron shifrat: Statistikat dhe sondazhi që rrëzojnë Besën dhe Ramën

113
0
Shares

Sipas statistikave dhe sondazhit online për mësimin online te publikuar nga ministrja Shahini, 98% e shqiptarëve kanë një aparat TV në shtëpi dhe 97% kanë smartphone kryesisht.

Por pertej ketyre shifrave, Ish-deputeti Luçiano Boçi ka reaguar duke treguar se ne te vertete shifrat rrezojne pretendimet e kryeminsitrit dhe ministres.

Per kete ai i referohet nje analize te thjeshtë me shifrat e familjave te pyetura ne sondazh, te cilin sakaq, Boçi e quan te njanshem dhe jo te sakte.

Gati 42 % (41.7) e nxënësve të pyetur i kishin prindërit të papunë. Mjafton vetëm kjo grafikë për të shuar zjarrin entuziast të Besës. Pra vetë ministria, vetë Besa rrëzon Besën dhe Ramën njëherazi. 42% e familjeve të nxënësve me zor sigurojnë bukën e përditshme e jo më pas të kenë TV smart,apo smartphonë, ajfon-thotë Rama, me internet. Në llogarinë e saj përqidëshe, këtë fakt Besa nuk e konsideron dhe vazhdon avazin e 97%”,-argumenton  Boçi.

STATISTIKAT DHE SONDAZHI QË RRËZOJNË RAMËN DHE BESËN

Doli Besa dhe duke pësëritur keq ato që tha një javë më parë në “Opinion”, më shumë ngatërroi si gjithmonë, se sa sqaroi.

Sipas statistikave dhe sondazhit online për mësimin online të Besës, 98% e shqiptarëve kanë një aparat TV në shtëpi dhe 97% kanë smartphone kryesisht.

Sipas saj, kjo statistikë i mbyll të gjitha hesapet e saj me mësimdhënien.Për të, çdo gjë po shkon vaj dhe gazetarët e keqkuptuar, prindërit e shqetësur e mësuesit e traumatizuar, nuk kanë të drejtë.

Transmetimi në RTSH, mbetet forma themelore, shtoi ajo me krenari të pashoqe. Këtë Besa e quan formën më efektive dhe më masive të mësimit online.
Është vërtet për të ardhur keq ky lloj identifikimi.

Është për t’u revoltuar, kur dihet që online është një formë alternative që tashmë duhet të ishte instaluar në shkollat tona, sipas premtimeve të Ramës që nga 2015 dhe sipas milionave të derdhura, por të zhdukura, për këtë qëllim.

Megjithatë, për t’i hedhur pak ujë entuziazmit të ndezur të Besës, po i rikujtoj një statistikë të thjeshtë fare.

Po kjo statistikë qeveritare që i referohet Ministrja e shtetit, përcakton se shikueshmëria e RTSH -së publik, në territorin që ende nuk mbulohet me sinjal në 98%, është vetëm në nivelin e 11%. Pra nga 98% e atyre që kanë aparat TV, vetëm 11% janë të interesuar për RTSH-në.

Kjo ishte dhe arsyeja e thjeshtë që moderatori i Opinion, i kërkoi Besës transmetimin e mësimeve nëpërmjet televizioneve të tjera kombëtare.

Por Besa ia preu shkurt, duke i thënë se kemi RTSH-në. As sot nuk kishte vënë mend.

Ndërsa për smartphone-t, laptopët e kompjuterat, Besa bën sikur harron se pa internet ato janë thjesht ca aparate, pa vlerë transmetimi mësimi.

Po interneti kushton dhe statistikat e shtetit të Ramës e Besës e thonë përsëri qartë.
Gati 50% e familjeve, për arsye ekonomike, e kanë të vështirë aksesin në internet.
Pra miti i aparateve smart i ngelet në dorë.

Jo vetëm kaq!

Ministria e arsimit publikoi një sondazh të vetin. Me nota profane dhe qesharake njëkohësisht, por dhe me elementë dramatikë.

Ajo që bie në sy në sondazhin e ministrisë, ishte se në mënyrë absurde glorifikohet shumë efikasiteti i mësimit online (99% ishin të kënaqur).

Sipas kësaj shkalle lumturie të sondazhit, i bie që Besa ta sanksionojë atë si formën kryesore që zevëndësoka dhe vetë shkollën në vitin e ardhshën e në vazhdim.

Këtu pastaj kalojmë dhe Japoninë dhe Rama me Besën rrezikojnë të hyjnë në Guinness.

Por sondazhi, midis shumë shifrave të fryra me ngazëllim, propagandë, mashtrim, në një cep kishte një grafikë tërësisht tronditëse (foto).

Gati 42 % (41.7) e nxënësve të pyetur i kishin prindërit të papunë.
Mjafton vetëm kjo grafikë për të shuar zjarrin entuziast të Besës.

Pra vetë ministria, vetë Besa rrëzon Besën dhe Ramën njëherazi. 42% e familjeve të nxënësve me zor sigurojnë bukën e përditshme e jo më pas të kenë TV smart,apo smartphonë, ajfon-thotë Rama, me internet.

Në llogarinë e saj përqidëshe, këtë fakt Besa nuk e konsideron dhe vazhdon avazin e 97%.

Kjo në fakt është e vërteta e varfërisë ekstreme, e papunësisë me “punë plot, por pa profesionistë” e mjerimit online të shqiptarëve që kërkon të shitet nga Rama, naivisht dhe djallzisht nëpërmjet Besës, si një varfëri moderne, e zbukuruar me inovacion që nuk ekziston. Besa dhe Rama kanë dështuar!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY