Zbardhet drafti i ndryshmeve në Kodin Penal: Kush thyen karantinën 3- 15...

Zbardhet drafti i ndryshmeve në Kodin Penal: Kush thyen karantinën 3- 15 vite burg, kush nuk bindet deri në 5 vite burg

181
0
Shares

Zbardhet drafti i propozimeve për ndryshime në Kodin Penal për personat që thyejnë rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së pandemisë COVID-19.

DRONI.al zbardh amendatmentet për disa shtesa në projektligjin  “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e deputeteve Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka

Sipas nenit 242/1 Mosbindja ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatëgjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore dënohet me gjobe deri në burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit. Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja e personit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.”

KOMISIONIT PËR CËSHTJET LIGJORE,  ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE TË DREJTAT E NJERIUT                

Në vëmendje të: 

Kryetarit,Z. Ulsi Manja

Deputetëve, Anëtarë të Komisionit

Objekti:           Propozime për amendamente në projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, nismë e deputeteve Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka

I nderuar Z.Manja,

Të nderuar KolegëDeputetë,

Bazuar në nenin 71, pika 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë paraqes amendamente për disa shtesa në projektligjin  “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e deputeteve EglantinaGjermeni dhe KlotildaBushka:                                     

  1. Titulli i projektligjit ndryshohet me përmbajtjen si vijon:

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.                                                                         

  1. Pas Nenit 1 të projektligjit, shtohet Neni 2me përmbajtjen si vijon:

Neni 2

Pas nenit 242, shtohen nenet 242/1 dhe 242/2 me këtë përmbajtje: 

“Neni 242/1

Mosbindja ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatëgjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore                                                                                                        

Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit.

Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja e personit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.”. 

“Neni 242/2

Shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive

Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”.

  1. Neni 2 i projekligjit “Hyrja në fuqi” bëhet neni 3.

DEPUTETE PROPOZUESE

Edlira BODE

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY