Gjendet i pajetë një shtetas amerikan në Sarandë

Gjendet i pajetë një shtetas amerikan në Sarandë

134
0
Shares

Një shtetas amerikan, i cili banonte në  Sarandë është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij.

70-vjeçari Robert Hood, nga Alaska, prej tri vitesh jetonte i vetëm në një apartament me qira, në lagjen nr.1. Prej tri ditësh 70 – vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij.

Kjo ka shqetësuar mikun e tij i cili njoftoi policinë e Sarandës. Kjo e fundit së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe atë mjekësor bënë të mundur të hyjnë në apartament, ku e kanë gjetur të pa jetë në shtratin e tij 70 -vjeçarin.

Duke qenë i huaj por nisur edhe nga situata e koronavirusit, trupi i tij është përcjellë drejt Tiranës për ekspertizë mjeko – ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Sipas burimeve hetimore nga policia në trupin e të ndjerit por edhe në brendësi të apartamentit, nuk janë vënë re shenja dhune.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY