Evropë, pritet ndalimi i udhëtimit deri në maj, kjo është data e...

Evropë, pritet ndalimi i udhëtimit deri në maj, kjo është data e pritshme. Po Zvicra ka tjetër projekt

141
0
Shares

Evropa pritet të ndalojë udhëtimet deri më 15 maj në pritje që epidemia të ulë vërshimine saj në continent, sikurse e ka kërkuar Komisioni Evropian.

“Përvoja e shteteve anëtare dhe vendeve të tjera të ekspozuara ndaj pandemisë, tregon që masat e marra për të luftuar përhapjen e virusit, për të qenë efektive, duhet të zgjasin më shumë se 30 ditë”, tha Komisioni në një deklaratë.

Komisioneri Evropian, Margaritis Schinas, që është përgjegjës për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, theksoi se deri më tani, shtetet anëtare të BE-së, kanë zbatuar me sukses masat e nevojshme për të luftuar pandeminë.

“Megjithëse ne tashmë mund të shohim rezultatet e para, nevojitet një shytrje e kufizimeve të udhëtimit për të vazhduar me uljen e përhapjes së sëmundjes. Ne nuk mund ta hapim derën, derisa ta sigurojmë shtëpinë”, tha Schinas.

Kufizimi i udhëtimit, si dhe ftesa për ta zgjatur atë, i referohet zonës së ashtuquajtur “BE plus”, e cila përfshin të gjitha shtetet anëtare të BE-së, anëtarët e Shengenit, si dhe katër vendet – Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Komisioni Evropian bën thirrje për një qasje të koordinuar, pasi beson se masat mund të jenë efektive, vetëm nëse zbatohen nga të gjitha vendet në të njëjtën periudhë dhe në një mënyrë unike.

Sipas Komisionit Evropian, që në gjysmën e dytë të marsit kur filloi zbatimi i kufizimit të udhëtimit, trafiku i pasagjerëve ajror është zvogëluar pothuajse në zero.

Deklarata e KE-së tha se çdo zgjatje e mëtejshme e kufizimeve të udhëtimit përtej 15 majit do të vendoset më vonë, dhe do të bazohet në një vlerësim të situatës epidemiologjike.

Ndërkohë qeveria zviceriane po sheh mundësinë e rikthimit të lehtësirave në lëvizje. Autoritetet thanë se lehtësimi i masave, mund të bëhet duke filluar nga fundi i prillit.

“Ne e dimë se këto masa janë të vështira për ekonominë dhe njerëzit, por ne gjithashtu kemi planifikuar të lehtësojmë ato nga fundi i prillit”, tha ministri i Shëndetësisë Alain Berset.

Qeveria e Zvicrës tha se do të zgjasë kufizimet edhe për një javë deri në 26 prill, përpara se të shikonte një heqje graduale të tyre.

Masat që ka vendosur Zvicra përfshijnë kontrollet kufitare, mbylljen e shkollave dhe ndalimet e tubimeve.

Vendi mund të përballet me rënien e tij më të keqe ekonomike, tha qeveria, duke parashikuar tkurrjen e saj me 10,4% këtë vit.

Deri më tani, në Zvicër, kanë vdekur 705 njerëz nga koronavirusi, tha të mërkurën, ministria e Shëndetit Publik. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 22.789./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY