Doktori i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero tha sonte në Open në top channel se tashmë ka kaluar gjysma e parë e së keqes.
‘Situata në Infektim paraqitet komplekse. Ka nga ato pacientë që kanë problematikat e qëndrueshme por besoj se tashmë ka kaluar gjysma e të keqes së parë’- tha Pipero.
A duhe lehtësuar masat?- e pyeti Eni Vasili.
Besoj se masat tani duhet lehtësuar pak. Por ky vendim i takon qeverisë. Por besoj se fundi i prillit, fillimi i majit do na gjejë me ndonjë rast sporadic infektimi ose me 0 raste të reja infektimi. Prandaj duhet dhe pak durim- tha Pipero.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/