Basha: Ata qe kryen testin, një numër i madh në listë janë...

Basha: Ata qe kryen testin, një numër i madh në listë janë deputetë dhe zyrtarë

79
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se situata është ende kritike dhe për këtë arsye u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë distancimin social. Z. Basha në një interviste për Euronews Albania, tha se nga ana tjetër mungojnë të dhënat e sakta lidhur me përhapjen e COVID-19.

“Na mungojnë shifrat dhe nuk e dimë se sa të infektuar ka. Shqipëria është në numër rekord për numrin më të ulët të testimeve në Ballkan dhe Evropë”, deklaroi kreu i PD.

Përveç numrit të ulët, z. Basha tha se një numër i madh personash në listën e atyre që kanë kryer testin janë persona me pushtet. “Një numër i madh në listë janë deputetë dhe zyrtarë”, deklaroi lideri i opozitës.

Lideri i opozitës e konsideron emergjente nevojën për një paketë të dytë ndihme. Ai i konsideroi të vonuara hapat e qeverisë, duke sjellë si shembull se Kosova dhe Maqedonia kanë miratuar paketat e dyta.

“Të mos vonojë asnjë ditë paketën e dytë të ndihmës pasi jemi në kushtet e emergjencës. Më 17 mars premtoi se asnjë familje e dëmtuar nuk do të mbetet pa të ardhura, sot jemi më 8 prill dhe 9 mijë persona kanë marrë paratë. Është pak pasi bëhet fjalë për qindra mijëra njerëz që janë në pamundësi ekonomike. Akoma paketa e parë nuk është zbatuar, në Kosovë po zbatohet paketa e dytë, dhe në Maqedonia është miratuar paketa e dytë”, deklaroi z. Basha.

Duke e konsideron gjendjen e biznesit si kritike, kryetari i PD-së tha se qeveria po mjaftohet vetëm me fjalë dhe nuk po merr masa konkrete. Madje, z. Basha tha se kishte informacione se këshilltarët e Kryeministrit pavarësisht se i kanë sugjeruar masa të ngjashme me ato të paraqitura nga opozita, Edi Rama refuzon t’i ndërmarrë.

“Tjetër gjë thuhet dhe tjetër gjë bëhet. Flitet shumë dhe bëhet pak. Po hyjmë në javën e pestë dhe tani kjo fillon e kushton jetë, shohim se biznesi është në gjendje kritike. Kur flasim për biznesin flasim për punëmarrësit. Biznesi i vogël është shtylla e ekonomisë, por biznesi i madh punëson qindra dhe mijëra familjarë. Nuk mund të tejkalohet hendeku që kanë sjellë masat, ka nevojë për veprim të shpejtë. Kemi informacion se këshilltarët e qeverisë kanë bërë të njëjtat propozime për të vepruar me masa lehtësuese identike siç kemi propozuar dhe ne”, u shpreh lideri i opozitës.Euronews.

Pjese nga intervista:

Basha: U kam kërkuar ndihmë partnerëve për rritjen e testimeve. SHBA po na siguron 30 mijë.

Pyetje: Po ushtroni presion që qeveria të bëjë më shumë teste?

Lulzim Basha: Jo vetëm kaq, por ia kam kërkuar këtë ndihmë edhe partnerëve tanë, edhe BE-së. Dje e falenderova publikisht dhe doja ta përsërisja falenderimin për ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila me fondin prej 700 mijë dollarësh që I është vënë në dispozicion USAID-it nga fondi amerikan për të ndihmuar Shqipërinë si pjesë e paketës së rajonit, do t’o dedikojë për blerjen e 30 mijë testeve. Dhe uroj dhe shpresoj që këto 30 mijë kite testimi të mbërrijnë sa më shpejt në Shqipëri, sepse janë të domosdoshme. Jemi sot në numra mikroskopikë në krahasim me aty ku duhet të ishim për sa i përket testimit. Mesatarja e testimit për person të infektuar është 4 veta, është shumë e ulët, duke përfshirë këtu edhe njerëz që mund ta kenë përfituar testin për shkak të statusit të tyre shtetëror. Është shumë e ulët, ku është një konsensus i gjithë ekspertëve. Si mund të dalim nga karantinë? Si mund të rindezim motorët e ekonomisë, në qoftë se nuk e dimë ku jemi, nuk e dimë sesa i përhapur është virusi, nuk e dimë sesa të infektuar ka apo dimë vetëm 1/3 apo 1/10 e asaj që ekziston. Prandaj, testimi ka dy role kryesore:
Së pari për të forcuar mburojën e shëndetit. Dhe duket qartë që nga mungesa e testimeve në kemi patur një numër të madh mjekësh dhe infermieresh të prekur, jo vetëm ata që janë raportuar por edhe shumë të tjerë që nuk janë raportuar.
Dhe së dyti për të filluar për të menduar për rrugën e daljes nga kjo situatë.

Thirrja e Bashës: Të mos vonohet paketa e dytë ndihmëse.Jemi shumë mbrapa Kosovës dhe Maqedonisë

Thirrja ime e parë sonte për qeverinë dhe për kryeministrin është të mos vonojë asnjë sekondë, të mos vonojë asnjë ditë paketën e dytë ndihmëse për shëndetësinë, sepse jemi në urgjencë. E dyta ekonomia. Paketa sociale është me shumë vonesë dhe për këtë është i vetëdijëshëm dhe vetë kryeministri sepse me 17 mars premtoi se në fund të marsit asnjë familje e dëmtuar nga kriza nuk do të mbetej pa të ardhura. Sot është data 8 prill dhe sipas informacioneve zyrtare 9500 persona kanë marrë pagesën. Nëse është kështu sepse ndërkohë marrim edhe dhjetëra denoncime të bizneseve të mbyllura të cilave iu refuzohet pagesa, pra, nëse është kështu prapë është pak. Është pak. Bëhet fjalë për qidra mijëra të cilët për shkak të masave kundër COVID-it të cilat I kemi mbështetur dhe I mbështesim plotësisht janë në pamundësi ekonomike. Edhe paketa e parë nuk është zbatuar. Ndërkohë Kosova po kalon paketën e dytë. Maqedonia po kalon paketën e dytë dhe po mendon për paketën e tretë. Ne akoma nuk kemi zbatuar një paketë anemike që është sa 1/3 e paketës që ka nevojë Shqipëria. Është sa 1/3 e paketës që ka Kosova. Prandaj jemi shumë vonë dhe duhet të veprojmë urgjentisht në të dyja shinat: Në ndryshimin kryekëput të përqasjes me testimet dhe në dhënien e parave, me alokimin e fondeve brenda buxhetit për t’I shkuar njerëzve që janë në nevojë, të papunëve, bizneseve që janë në shtrëngesë, punëmarrësve që janë në shtrëngesë. Për këtë koha nuk prêt më!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY