“Rama gënjeu”, PD denoncon sërish: Shqipëria nuk mund të kryejë 2 mijë...

“Rama gënjeu”, PD denoncon sërish: Shqipëria nuk mund të kryejë 2 mijë testime në ditë

107
0
Shares

Shqipëria ka sot vetëm 2 mijë kite për testime. Nga selia blu, ish-deputeti Bardh Spahia u shpreh se Edi Rama gënjeu kur deklaroi se Shqipëria mund të kryejë 2 mijë testime në ditë.

PD vijon të theksojë se nunri i ulët i testimeve fsheh realitetin e përhapjes së virusit.

“E vërteta është se numri i pamjaftueshëm i testeve na ka detyruar që, deri javën e kaluar, të bëjmë mesatarisht, 50 teste në ditë, duke ulur në minimum mundësitë për të zbuluar raste apo vatra të reja infeksioni.

Gënjeshtrat e Edi Ramës janë të rrezikshme. Numri i vogël i testimeve fsheh përhapjen reale të virusit. Sa më pak testime, aq më e pakët mundësia për të izoluar virusin dhe për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së tij”,-shprehet PD.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BARDH SPAHIA

Sot bëhet një muaj që kur në Shqipëri u zbulua rasti i parë me COVID 19. Ky muaj i vështirë ka provuar në mënyrë të përsëritur se qeveria ishte e papërgatitur për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi.

Shqipëria kishte pak kite për të testuar sa më shumë të dyshuar, sepse qeveria veproi me shumë vonesë për t’i siguruar, pavarësisht thirrjeve tona të hershme. Në përpjekje për të mbuluar dështimin në furnizimin e mjaftueshëm me kite për teste, Edi Rama e mbajti sekret sasinë e tyre dhe, kur u detyrua të fliste, ai gënjeu.

Deklarata e tij se ne jemi të gatshëm të bëjmë 2 mijë teste në ditë, u përgënjeshtrua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe nga vetë Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës. Të ndjekim për disa sekonda me zë dhe me figurë këtë mashtrim të rrezikshëm të Edi Ramës.

MATERIALI VIDEO
(Teskt: Edi Rama gënjen për testet e Shqipërisë për AntiCovid- 19.

Edi Rama në Twitter: Nëse Komiteti Teknik do të thoshte 2000 teste në ditë, do të kishte 2000 teste në ditë!

Tekst: 2 mijë teste në ditë? Gënjeshtër!

Pyetje: Manastirliu, sa teste kemi konkretisht? A keni një shifër?
Ogerta Manastirliu: Janë 2 mijë. 4 mijë është lidhur kontrata për të ardhur, 10 mijë që po bëhet procedura, 20 mijë nga OBSH-ja.

Tekst: A ka Shqipëria kapacitet për 2 mijë teste në ditë? Ekspertët e Ramës zbulojnë mashtrimin.

Albana Fico, Komiteti AntiCovid: Desha t’ju siguroja për nivelin e kapaciteteve. 200 deri në 500 kite çdo ditë kemi siguruar.

Teskt: Gënjeshtrat e Ramës fshehin përhapjen reale të virusit. Gënjeshtrat e Edi Ramës rrezikojnë jetë!

VIJIM I DEKLARATËS

Pra, e vërteta është se ne na kanë mbetur vetëm 2 mijë teste, se furnizimet i kemi kërkuar me vonesë, pas shpërthimit të virusit në vend dhe se na kanë gënjyer gjatë gjithë kohës për gjoja marrjen e masave.
• E vërteta është se Shqipëria jo vetëm nuk ka një sasi të tillë për të kryer 2 mijë teste në ditë, siç thotë Edi Rama, por, për shkak të centralizimit nga qeveria në një laborator të vetëm, nuk ka as kapacitetet teknike për të bërë më shumë se 500 teste në ditë.
• E vërteta është se numri i pamjaftueshëm i testeve na ka detyruar që, deri javën e kaluar, të bëjmë mesatarisht, 50 teste në ditë, duke ulur në minimum mundësitë për të zbuluar raste apo vatra të reja infeksioni.

Gënjeshtrat e Edi Ramës janë të rrezikshme. Numri i vogël i testimeve fsheh përhapjen reale të virusit. Sa më pak testime, aq më e pakët mundësia për të izoluar virusin dhe për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së tij.

Me urimin që sasia e re e furnizimit me kite testuese të vijë sa më shpejt dhe duke falenderuar partnerët tanë për ndihmën e madhe që po na japin, Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të rrisë numrin e testimeve mes qytetarëve. Kështu do të dimë përmasën reale të dëmit të shkaktuar, të papenguar nga gënjeshtrat e kryeministrit dhe do të kuptojmë më mirë se kur mund të kthehemi në normalitet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY