Në Elbasan ka shkuar në 12 numri i rasteve të prekur nga Koronavirusi. Sipas burimeve zyrtare pjesa dërrmuese e të prekurve janë banorë të lagjes “5 Maji” në qytetin e Elbasanit.
Rasti më i fundit është i një 40 vjeçareje e cila rezulton të jetë bashkëshortja e 46 vjeçarit ,pronar i restorantit të njohur që ndodhet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit i cili prej fillim javës pasi rezultoi i infektuar me Covid 19 ,ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi “.
Tre persona të cilët frekuentonin lokalin e shtetasit A.B në Elbasan kanë rezultuar pozitiv rreth dy javë më parë, ku dyshohet se e ka marrë edhe pronari i lokalit dhe më pas edhe bashkëshortja e tij.
Lokali i të infektuarve ndodhet në lagjen 5 maji, shumë pranë Gjykatës së re të qytetit.
Tashmë ambienti lokalit është dezinfektuar për të mos lejuar përhapjen e virusit vdekjeprurës COVID-19.
vijon..
/DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/