LISTA/Shqipëria i kërkon ndihmë NATO-s për të luftuar koronavirusin: Ja për çfarë...

LISTA/Shqipëria i kërkon ndihmë NATO-s për të luftuar koronavirusin: Ja për çfarë kemi nevojë urgjente

178
0
Shares

Shqipëria i ka kërkuar ndihmë zyrtarisht NATO-s për pajisje e mjete spitalore të nevojshme në luftën kundër Covid-19.

Me anë të një letre dërguar më 27 mars, Qeveria shqiptare ka kërkuar pajisje mjekësore, konkretisht 800 respiratorë dhe 500 monitorë, mjete mbrojtëse për stafin spitalor. Por mbi të gjitha kërkesa është për 1.5 milionë maska të ndryshme dhe 200 mijë veshje.

Në listën e kërkuar nga qveria janë edhe 2 mijë kaska mbrojtëse CPAP, 2 mije kaska mbrojtëse NIV, 200 njësi monitorimi kontrolli, 1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit, 300 mijë Doreza nitrile 230 mm, 500 pompa shiringe, 500 shtretër me dyshekë, 500 pajisje për shtretërit dhe 500 dollapë për veshjet.
LISTA E PLOTE

2 mijë kaska mbrojtëse CPAP

2 mije kaska mbrojtëse NIV

200 njësi monitorimi kontrolli

1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit

300 mijë Doreza nitrile 230 mm

200 mijë veshje mbrojtëse për mjekët

1 milion maska kirurgjikale

500 mijë maska FFP3

500 monitorë me shumë parametra

500 pompa shiringe

300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)

500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)

500 shtretër me dyshekë

500 pajisje për shtretërit

500 dollapë për veshjet

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY