Shënohet viktima e katërt në Kosovë, del pozitiv dhe një zyrtar i...

Shënohet viktima e katërt në Kosovë, del pozitiv dhe një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë

89
0
Shares

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë është rritur në katër. Së fundmi, autoritetet e shëndetit në vend kanë njoftuar se ka ndërruar jetë një 65-vjeçar me Covid-19.

Pacienti ka pësuar një atak kardiak. 65- vjeçari nga Ferizaj, ishte me diabet.

Sakaq, mediat kosovare raportojne se një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19 ditën e djeshme. Kështu e ka konfirmuar, të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.

Hoti ka deklaruar:

Po mund t’ju konfirmojmë se një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë dje pozitiv me Koronavirus. Ai momentalisht nuk është në Ministri dhe personat që kanë qenë në kontakt me të i janë nënshtruar testit dhe tani presim rezultat.”

Ne kosovë, pozitive rezultojnë gjithsej 170 raste me 4 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY