Ka dhe gjeste të tilla pa bujë dhe zhurmë, biznesmeni në Durrës...

Ka dhe gjeste të tilla pa bujë dhe zhurmë, biznesmeni në Durrës dhuron ndihma pa treguar emrin e biznesit

106
0
Shares

Në kushtet e pandemisë dhe izolimit, shtresat te cilat padyshim e kane te veshtire mbijetesen janë ato të varfëra.

Ndihma dhe vemendja duhet te jete maksimale dhe ndaj tyre, dhe kete fakt, qeveria e ka shfrytezuar jashtezakonisht mire per te treguar punen e saj dhe duke i ekspozuar me pamje në rrjetet sociale.

Kritiket madje e kanë cilesuar si propagande duke shfrytezuar nevojen jetike te ketyre njerezve per tu ushqyer.

Por ka dhe gjeste te mira, të veçanta ndaj këtyre njerezve, te cilat nuk marrin vemendje mediatike apo foto dhe video ne rrjetet sociale.

Një biznesmen nga Durresi, pa treguar se kush eshte dhe çfarë suksesi ka, ka ofruar bukë falas per ata qe kane nevoje ne ambjentet para nje supermarketi.

Kete gjest e kanë publikuar qytetaret, te cilet jane të suprizuar dhe kanë shperthyer ne komente pozitive.

Nje biznesmen i mesem durrsak me bamiresine e vet pa buje, pa zhurme, pa kamera e reklame (ne foto qellimisht nuk eshte emri i biznesit) u nxjerr bojen rilindasve dhe rilindeshave! Kjo foto eshte sfide edhe per oligarket, qe nuk lane gje pa plackitur ne Shqiperi, ndersa sot ne kohe pandemije, jo vetem nuk japin 1 lek per bamiresi, por perpiqen te vazhdojne te vjedhin cfare te munden”,-shkruan nje prej tyre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY