Rama urdhëronte të mos mbahej maskë, Bino rrëzon strategjinë: Duhet përdorur kur...

Rama urdhëronte të mos mbahej maskë, Bino rrëzon strategjinë: Duhet përdorur kur shkojmë në supermarket

98
0
Shares

Ajo që ra në sy në deklaratën e sotme të mjekes Silva Bino, krahas leximit të shifrave, ishte ndryshimi i strategjisë në përballjen me virusin.

Ndryshe nga këshillat urdhëruese të Kryeministrit pak kohë më parë, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Epidemiologjisë në ISHP, kërkon përdorimin e maskave kur dalim nga shtëpia për pazar.

Më 18 mars, në kohën kur përhapja e virusit në Shqipëri ishte në kurbën rritëse, Kryeministri postoi në “Facebook”, disa këshilla për qytetarët, duke u shpjeguar se perdorimi i maskave nuk duhej per njerezit normale, por vetem per ekipet shendetesore dhe njerezit e infektuar.

Sot, Bino, një ndër profesionistet më të vjetra të sistemit shëndetësor, tha me zë e me figurë të kundërtën. “Është shumë e rëndësishme të zbatohen masat, të mbahet maskë kur shkojmë në supermarket në mjedise të grumbulluara dhe të ruhet distancë midis njëri-tjetrit”, theksoi Bino. Më datë 18 mars, Shqipëria kishte 59 të infektuar, ndërsa sot ka 383 raste me COVID-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY