DETAJE/Sa mjekë janë të prekur në Shqipëri me COVID-19, gjysma e tyre...

DETAJE/Sa mjekë janë të prekur në Shqipëri me COVID-19, gjysma e tyre janë shëruar

127
0
Shares

Nga 383 persona të infektuar me COVID 19, 41 raste janë në radhët e bluzave të bardha.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, deklaroi se shumica e tyre janë nga Tirana, ndërsa nga një rast kanë Durrësi, Korça dhe Lushnja. Por lajmi i mirë sipas Binos është se gjysma e mjekëve të prekur me koronavirus janë shëruar.

“41 raste nga stafi mjekësor, kryesisht nga Tirana, dhe nga Durrësi, Korça dhe Lushnja, nga një rast. Në Tiranë, gjysma e tyre është e shëruar”.

Nderkaq, pak minuta me pare,  ministrja Manastirliu konfirmoi se një tjetër infermiere ka fituar betejën ndaj koronavirusit, duke e çuar në 22 numrin total të mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga ky virus.

Mesazhi i Manastirliut:

👩🏻‍⚕️ Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1️⃣ infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅

Shkon në 2️⃣2️⃣numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga 🤜#COVID19🤛.Deri tani 1️⃣3️⃣1️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️#FORCA

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY