Shënohet një rast i ri me COVID 19 në Korçë, infektohet polici...

Shënohet një rast i ri me COVID 19 në Korçë, infektohet polici i kufirit

76
0
Shares

Eshte konfirmuar nje rast i ri me COVID 19 në Korçë. I infektuari mësohet se është punonjës në Drejtorinë e Kufirit, i cili mendohet të jetë infektuar nga efektivi tjetër që u infektua dite me pare.

Është bërë dezinfektimi i ambienteve pranë kësaj Drejtorie ndërkohë akoma nuk dihen kontaktet e mundshme të personit të infektuar, ku sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë prej tyre duhet të vendosen në vetekarantinim për 14 ditë.

Korça prej ditësh nuk raportonte raste të reja me COVID 19 aq sa u krijua përshtypja e se zinxhiri i infeksionit ishte këputur.

Gjithësej për analiza në 124 orët e fundit ishin dërguar katër tamponë. Prej tyre, dy janë të shtruar në spital. Me rastin e ri, në Korçë numri i të infektuarve shkon në 17 raste.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY