“ Me testet qe behen fshihen permasat e infeksionit”

“ Me testet qe behen fshihen permasat e infeksionit”

76
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sonte ne nje interviste ne Opinion se Rama nuk bën atë që thotë. Qytetarët janë të lodhur. Në vend të sulmeve politike kundër opozitës, presim zgjidhje nga kryeministri, tha ai.

Pjese nga intervista:

Pyetje: “Hajde të kontribuojmë bashkërisht për të fituar këtë luftë”. Çfarë përgjigje keni për Ramën?

Lulzim Basha: E rëndësishme është që kryeministri të bëjë atë që thotë, jo të flasë ndryshe dhe të veprojë ndryshe. Interesi kryesor, fokusi numër një i imi, i Partisë Demokratike, është jeta, është shëndeti, është mirëqenia e të gjithë shqiptarëve. Detyra kryesore e Kryeministrit dhe Qeverisë nuk është të shpenzojnë gjysmën e ditës duke sulmuar opozitën, por në qoftë se tek propozimet e opozitës shohin gjëra të arsyeshme, pa asnjë kompleks t’i adoptojnë. Dhe unë i kam premtuar dhe e kam mbajtur fjalën, sa herë i ka adoptuar propozimet tona, e kam përshëndetur publikisht dhe prapë do ta përshëndes. Nuk kemi kohë as për retorikë, as për t’u fshehur pas gishtit. Kam kërkuar testime të paktën në nivelin e Maqedonisë. Kam kërkuar transparencë për testimet. Dhe vazhdoj të përsëris se me testimet që kemi sot, ne fshehim përmasat e vërteta të infeksionit, ne fshehim përmasat e vërteta të viktimave që shkakton infeksioni dhe ne vetëm sa zgjasim pasigurinë e njerëzve. Ndërsa me rritjen e testimeve do të kuptojmë më mirë dimensionet e infeksionit, do ta arrijmë ta izolojmë më mirë, do të arrijmë të veprojmë më mirë për të ndërprerë zinxhirin dhe në këtë mënyrë mund të arrijmë të shkurtojmë edhe kohën e karantinës dhe fillimin e hapjes së ekonomisë për të cilën kemi kaq shumë nevojë. Asgjë përveç interesit të qytetarëve nuk më motivon as mua, as opozitën të bëjmë publike qëndrimet që bëjmë. Prandaj, nga kryeministri nuk pres as ironi, as batuta, as sulme, sepse njerëzit edhe më përpara kanë qenë ngopur me këto. Tani në këto kohë çdo moment i humbur me gjëra të tilla është i pafalshëm, sepse këto nuk sjellin as kite testimi për testimin e të infektuarve, nuk sjellin as bukë në tavolinën e shqiptarëve, nuk sjellin as të ardhura në xhepat e boshatisur të gjysmës së shqiptarëve për shkak të krizës. Prandaj, edhe një herë i bëj thirrje kryeministrit të mos harxhojë asnjë sekondë kohë duke sulmuar opozitën, tek propozimet tona ka shumë gjëra të dobishme të cilat i ka adoptuar në letër. E kam përshëndetur dhe i kërkoj t’i zbatojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY