Basha: U infektuan 4 police ne Has, nuk u behen teste familjareve

Basha: U infektuan 4 police ne Has, nuk u behen teste familjareve

79
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ripërsëriti në emisionin “Opinion” thirrjen se duhet të bëhen më shumë testime. Ai solli një rast nga Hasi ku sipas infomacioneve të tij, janë 3 punonjës policie që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus por personat që ata kanë patur kontakt nuk janë testuar.

“Sot na Has janë 4 punonjës policie të rezultuar pozitiv dhe të afërmve të tyre nuk ua bën kush testin. Kanë qenë në detyrë gjatë gjithë këtyre ditëve, në kontakt me qytetarët me kolegët në komisariatin e policisë së Hasit. Shkoni pyesni sot të gjithë efektivët që kanë patur kontakt me ta dhe kanë simptoma, duan të bëjnë testin sepse kanë familje por nuk ju a bën kush testin.”, tha Basha.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar një fond të posacëm për Shqipërinë në mënyrë që të blihen teste të tjera.

“Falenderoj SHBA dhe ambasadoren Yuri Kim se kanë vënë një fond për blerjen e testimeve. Është e pafalshme të mos dijmë se sa kite testime kemi. Kosova ka raportuar numrin e kiteve. Kërkoj transparencë sepse luftohet paniku dhe rrit llogaridhënien. Nëqoftëse brenda qeverisë nuk dinë se sa kite kanë është e tmerrshme. Si mund të mbash njerëzit në fasoneri, call centers kur të tjerëve i lë vetëm një orë për të bërë pazaret. Duhen ndaluar për të pajtën 4 javë sa të kapim nivelin e testimeve që ka Maqedonia. Ta dimë ku janë të infektuarit”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY