Rama: Afro 10 mijë punëtorë morën sot pagat e izolimit

Rama: Afro 10 mijë punëtorë morën sot pagat e izolimit

80
0
Shares

Kryeministri Rama njofton se afro 10 mijë punonjës apo të vetpunësuar kanë përfituar poagën e izolimit për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë ai tha se formulary është dorëzuar nga disa mijëra të tjerë. “Mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 mln (140.000USD) xhiro në vit, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës”, tha ai.

 

Postimi I Ramës:

 

🔴 INFORMACIONI I DITËS SË SOTME PËR PAGAT E LUFTËS PËR BIZNESIN E VOGËL QË KA MBYLLUR AKTIVITETIN

 

🟢9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria.

 

🟢 Mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 mln (140.000USD) xhiro në vit, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës.

 

🟢 Ndërkohë, për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar.

 

🟢 Çdo vend pune është jetik për ata që e kanë dhe për familjen tonë të madhe. Ndaj së bashku me çdo kompani e punëdhënës, por edhe në reflektim të solidaritetit e përgjegjshmërisë së tyre sociale, ne do të bëjmë çmos ta mbajmë aktive këtë armatë punonjësish, që nesër do të jenë në vijën e parë të betejës për shërimin e ekonomisë sonë të plagosur nga lufta🤝

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY