Itali, nxjerr lule kurora me gjëmba në këmbët e Krishtit, prifti: Sinjal...

Itali, nxjerr lule kurora me gjëmba në këmbët e Krishtit, prifti: Sinjal shprese ndaj koronavirusit

254
0
Shares

Disa gjethe e madje edhe lule të freskëta kanë çelur në degën e gjëmbaçit në këmbët e Krishtit të kryqëzuar në kishën Santi Silverio e Domitilla, në ishullin italian Ponza, në detin Tiren.

Kurora ishte thurrur nga detarët e ishullit dhe u vendos për devotshmëri në këmbët e Krishtit. Disa gjethe të vogla kishin nisur të dilnin prej saj edhe në periudhën e Krishtlindejve në fund të vitit të shkuar, por fenomeni u përsërit këto ditë madje dhe me disa lule të vogla, çka ka mrekulluar priftin e kishës së portit të Ponza:

«Kjo ngjarje më bën të mendoj, se prej vuajtjes Zoti nis lulëzimin e shëndetit, të paqes dhe jetës. Janë tashmë 4 muaj që ai vazhdon të na dhurojë lule e gjethe. Kjo është një shenjë shprese për ne dhe për të gjithë njerëzimin ».

Të njëjtin mendim kishin dhe besimtarët si Erika, e cila shpjegon: «Për atë që beson, kjo është një shenjë që lutjet tona të këtyre ditëve, janë dëgjuar në njëfarë mënyre, citon top channel. Ky është një sinjal i mirë», tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY