Një aksident me pasojë 4 të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 tek “Tre çezmat”, në aksin rrugor Shupenzë –Bulqizë, pasi ka patur një përplasje mjetesh.
Automjeti furgon me targa AA925FO me drejtues M.H që transportonte pasagjerë nga Tirana për në Peshkopi është përplasur me automjetin Peugeot me targa AA714MU, me drejtues E.T që lëvizte nga Peshkopia për në Tiranë.
Si pasojë janë plagosur dhe janënë gjendje të rëndë F.H.rreth 40 vjeç dhe N.I rreth 65 vjeç, të cilëtjanë transportuar me helikopter drejt Tiranës. Gjithashtu janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën G.T, 18 vjeçe nga Dibra e cila po transportohet për në spitalin e Peshkopisë dhe L.L , 59 vjeçe nga Tirana, e cila po transportohet me ambulancë për në Tiranë. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/