Bardh Spahia, Rames: Me mire kur degjon dhe kopjo. Se sa te...

Bardh Spahia, Rames: Me mire kur degjon dhe kopjo. Se sa te sulmosh opoziten

115
0
Shares

BARDH SPAHIA I PËRGJIGJET RAMËS: EDI RAMA DUHET TA KUPTOJE QE ESHTE ME MIRE KUR DEGJON, MESON DHE KOPJON, SESA KUR SULMON OPOZITEN!
Ish zv/ministri i Shendetesise, Bardh Spahia tha sot se duhet pa vonese te shtohen testimet gjate nje interviste ne news24.

Pjese nga intervista:

Edi Rama është edhe pa ide, edhe i papërgatitur, edhe i vjetruar, por përsëri harxhon kohë me sulme bajate politike ndaj opozitës. Partia Demokratike po luan rolin e vet konstruktiv duke mbështetur institucionet e shëndetësisë, duke bërë propozime konkrete dhe duke u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ky rast e provon më së miri këtë: 3 javë pasi cdo ditë eskpertët e Partisë Demokratike kërkojnë që në luftën ndaj COVID-19 të përfshihen edhe mjekët e familjes, më së fundmi sot Ministrja e Shëndetësisë, njoftoi vënien në lëvizje të këtij mekanizimi.

Me mjetet e duhura të mbrojtes, mjekët e familjes ishin të domosdoshëm që në fillimet e kësaj beteje. Nëse propozimi ynë nuk do të ishte dëgjuar, mësuar dhe kopjuar, me kaq vonese, sot me shumë siguri, numri i personave të infektuar do të ishte më i ulët, numri i personave të identifikuar si të prekur dhe diagnostikuar në kohë do të ishte më i lartë dhe mund të kishim shpëtuar jetë.

Edi Rama duhet ta kuptojë që është më mirë kur dëgjon, mëson dhe kopjon, sesa kur sulmon opozitën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY