Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Lulzim Bashës përsëri për testimet duke i thënë se ai thotë çfarë i thonë ekspertët dhe vetëm i zbaton këshillat e tyre.
Pas replikave në distancë të shkëmbyera për kërkesën e opozitës dhe PD-së për teste masive si e vetmja masë për ndërprerjen e zinxhirit të infektimit, Rama ka thënë se stategjinë e bëjnë vetëm ekspertët dhe askush tjetër.
“Nuk është koha për opozitë. Duke bërë që PD mendon se duhen bërë teste, çfarë është PD, institut i certifikuar nga OBSH. Si mundet të sulmohen ata që punojnë me stresin më të madh, ekspertët e shkëlqyer. Jo more Lulëzim, unë them atë q ëmë thonë ata. Dhe do zbatoj këshillat e tyre dhe strategjinë e testeve nuk e bëj unë por ata. Do ti apo nuk do ti. Do PD apo s’do PD. Kontribuo dhe të kontribuojmë për të fituar këtë luftë. ”- tha Rama.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/