Miratohen pagat e para të luftës, Rama njofton dhe për lehtësimin e...

Miratohen pagat e para të luftës, Rama njofton dhe për lehtësimin e masave

113
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tregoi se sot janë miratuar 9 500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla që hyjnë në kategorinë që kanë mbyllur aktivitetin dhe nuk punojnë dot dhe deri në fund të javës do të miratohen 60 402 paga lufte.

“Aplikimet bëhen në faqen online të tatimeve, pastaj bëhet verifikimi, miratimi dhe lëvrimi. Lëvrimi i 9500 pagave të para të miratuara sot nis nesër dhe kështu vazhdon deri në fund të javës.”

Sipas Rames, do përfitojnë nga kjo pagë edhe rrobaqepësitë e vogla në lagje, agjencitë turistike, servise makinash, llamarinistë, riparim pajisjesh elektroshtëpiake, fizioterapistë.

Rama ka foluar sot për lehtësimin me pikatore të masave të shtetrrethimit, duke thënë se këto do të pasohen me shtrrëngim të masave të ndëshkimit, deri në burg.

Ai njoftoi se do të zgjatet leja për pazar deri në 90 minuta, pa përcaktuar se që kur do të nisë një gjë e tillë.

“Do të bëjmë lejimin e plotë të autimjeteve private për punonëjsit e akiviteteve të lejuara, por marrja në makinë e personave të tjerë, edhe nga familja do të ndëshkohet me disa vite të heqjes së lejes dhe sekuestrimin e automteit dhe heqje lirie, marrja në automjet e një pensionisti përjashto urgjencat shëndetësore që janë të verifikueshme, do ndëshkohet njësoj. Do hapim pak orarain e lëvizjes në 90 minuta, por shkelëzit do të kenë të njëjtin ndëshkim, deri në burg”– tha ai.

vijon..

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY