“Kanë mungesë përgjegjshmërie”, Ish-deputetja i kthehet Lleshajt: Ofendoi Shkodrën

“Kanë mungesë përgjegjshmërie”, Ish-deputetja i kthehet Lleshajt: Ofendoi Shkodrën

87
0
Shares

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e cilësoi të rrezikshme situatën e krijuar nga përhapja e koronavirsuit në Shkodër, ndaj përballë masave të pjesshme dhe papërgjegjshmërisë së qytetarëve paralajmëroi veprimin e policisë.

Nga kryeqendra e veriut, ai u tha shqiptarëve se nuk është koha për të nderuar as të vdekurit dhe për gëzime. Autoritetet vendore Lleshaj i kritikoi për masa të pjesshme, ndërsa qytetarët për mungesë përgjegjësie.

Lidhur me keto deklarata, ka reaguar dhe ish-deputetja Izmira Ulqinaku, e cila ka kritikuar ministrin Lleshaj, dhe shprehet se Shkodra eshte shembull i qytetarise.

POSTIMI I ULQINAKUT

Ministri Lleshaj në intervisten e dhënë sot në Shkodër ka ofenduar qytetarët duke i cituar: “Kanë mungesë përgjegjshmërie”.

Në të vërtetë mungesë përgjegjshmërie në këtë situatë ka treguar vetëm Qeveria Rama, e cila nuk zbaton rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë: test, test dhe gjurmim të të infektuarve.

Shkodra është shembulli se si Qeveria sillet me shqiptarët.Të vetmet deklarata që degjojmë janë ulërima për izolim e kërcënimet për burg.  E lanë në mëshirë të fatit, e braktisën qytetin tonë. Asnjë test!Edhe në rastet e zbuluara asnjë gjurmim. Pasi lejuan të hyjë Shkodra nën darët e Covid-19, tani bëhen të gjallë e vijnë e kakarisin si gjeli në grumbull të plehut.

Vizita e Lleshajt sot, i vlen vetëm propagandës e jo Shkodrës.Shkodrës kur i duhej mbështetja nga Qeveria, e braktisen. Tani, në vend që të shfryjë duf ndaj shkodranëve, do ishte e duhur të sillnin tamponë e të bënin qindra testime.

#qeverieSkaduar
#qeveriePropagandes
#ShkodraKaNevojePerTestime

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY