Policia zbulon automatik dhe “shot gun” pa leje, kapet i riu në...

Policia zbulon automatik dhe “shot gun” pa leje, kapet i riu në Bulqizë

111
0
Shares

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 33 vjeçar, pasi iu kapën dy armë pa leje.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme u arrestua një 33 vjeçar në fshatin Tërnovë të Bulqizës, të cilit iu kap një automatik dhe një “shot gun” pa leje.

“Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak”, bën me dije policia.

Njoftimi i plotë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.Bashkëpunimi mes qytetarëve dhe Policisë çon në pranga një 33-vjeçar.Sekuestrohen nga Policia, 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, falë bashkëpunimit çdo ditë e më tepër mes qytetarëve dhe Policisë, është bërë e mundur goditja e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. K., 33 vjeç, banues në Ternovë, Bulqizë.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY