Ish-deputetja tregon çfarë po fshihet: Propaganda e Ramës, virusi që po kërcënon...

Ish-deputetja tregon çfarë po fshihet: Propaganda e Ramës, virusi që po kërcënon mjekët

85
0
Shares

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ne rrjetet sociale, duke e quajtur sjellet e fundit te kryeministrit Edi Rama si propagande hiprotike.

Vokshi thote se Shqiperia eshte e para ne bote per numrin e mjekeve dhe infermiereve te prekur nga koronavirusi, ndersa rendit dhe mesazhet, informacionet dhe rastet ne te cilat vertetohet ajo qe ish-deputetja thote.

“Kryeministri me propagandën hipokrite ndaj mjekëve dhe infermierëve po fsheh shfrytëzimin çnjerëzor të tyre”,-shprehet ish-deputetja.

PROPAGANDA E RAMËS, VIRUSI QË PO KËRCËNON MJEKËT!Kryeministri me propagandën hipokrite ndaj mjekëve dhe infermierëve…

Publiée par Albana Vokshi sur Lundi 6 avril 2020

POSTIMI I PLOTE

1. Numri i mjekëve dhe infermierëve të prekur nga COVID-19 rritet çdo ditë. Shqipëria zë vendin e parë në botë për numrin e personelit mjekësor të infektuar me koronavirus, 14%, duke lënë pas edhe Italinë dhe vendet e tjera të prekura nga pandemia.

2. Një mjeke denoncoi publikisht autoritetet shëndetësore se i kishin refuzuar kërkesën për të bërë analizën COVID-19, kur ajo u kishte referuar kolegëve simptomat e virusit. Disa herë kishte telefonuar 127-ën, për të kërkuar një tampon. Por siç duket 127-a nuk bën analiza pa pëlqimin e “babës…” !

Për Ramën, tamponi është më i shtrenjtë se jeta e një mjekeje, infermiereje, apo qytetari, por ky rast i denoncuar i çjerr maskën e propagandës për mjekët.

3. Para disa ditësh, Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT rezultoi pozitiv me COVID-19. Prej disa ditësh kolegët e tij të laboratorit ne të cilët ka qenë në kontakt me të, kërkojnë të bëjnë analizën për të mësuar nëse janë prekur ose jo edhe ata. Por autoritetet refuzojnë duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe të familjarëve të tyre dhe të dhjetra pacientëve, që ju nënshtrohen analizave në këtë laborator për shërimin e plotë ose jo nga koronavirusi.

Personeli i laboratorit është lënë gjithashtu pa asnjë masë mbrojtëse. Ata janë pajisur me veshjet mbrojtese vetëm një ditë sa për fotot dhe videot e urdhëruara nga ministrja e propagandës shëndetësore.

Po, nëse personeli mjekwsor sëmuret, a e di Rama të thotë kush do t’i bëjë analizat në laborator? Kush do të shërbejë, mjekojë e kujdeset për pacientët?

4. Në PD vijnë cdo ditë dhjetëra mesazhe e telefobata nga mjekë, infermierë që qëndrojnë të sëmurë me ditë të tëra, në shtëpitë e tyre të izouar, të frikësuar për familjarët e tyre e të braktisur nga shteti që ju refuzon edhe tamponin. A e di Rama dhe ministrja e tij e Shëndetësisë se sa janë dhjetëra mjekët dhe infermierët që qëndrojnë në shtwpi me qera e në hotele për të mbrojtur familjarët e tyre nga infektimi?

Sot, mjekë e infermiere janë krejt të pambrojtur. Ndaj, #testimi, #testimi, #testimi periodik i stafit mjekësor në spitale e qendra shëndetësore është #emergjencë.

#Testimi urgjent i #personelit #mjekësor në spitalet #Covid, personelit mjekësor të urgjencave në QSUT, i stafit të laboratoreve, i mjekëve në qendrat shëndetësore duhet të jetë prioriteti #1 i Qeverisë.

#Testimi, #gjurmimi, #trajtimi dhe #izolimi i rasteve janë mënyra e vetme për kufizimin e përhapjes së coronavirusit.

Për Kryeministrin, mjekë e infermierë janë thjesht numra, ata i shërbejnë për propagandë. Por #propaganda nuk mbron jetë. Përkundrazi, në këtë situatë, rrezikon jetë.

Nëse nuk mbrojmë jetën dhe shëndetin e stafit mjekësor, rrezikohet jeta dhe shëndeti i çdo qytetari.

#NdalPropagandënMeMjekët
#MbroMjekët
#MbroJetë

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY