Luciano Boci: Gjetjet e Akademisë për Covid 19, njësoj si ato të...

Luciano Boci: Gjetjet e Akademisë për Covid 19, njësoj si ato të Ramës

117
0
Shares

Boci që po ashtu është kërkues shkencor dhe pedagog në Univeristetin e Elbasanit thotë se gjetjet e Akademisë janë njësoj sit ë Ramës,

Më poshtë është reagimi I Bocit:

PROF. DR. GJINUSHI DHE RAMA ZBULOJNË RRËNJËT E DRAMËS SË KORONAVIRUSIT
Aleluja shpëtuam!
Gjinushi dhe Rama, me akademinë e tyre, më në fund, pas një pune shumë të thellë “shkencore”, e bënë zbulimin e madh që të gjithë e prisnin me ankth e padurim.
Mos e besoni po deshët, por ndodhi!
“Pritet mbërritja e pikut dhe kalimi në fazën e fillimit të uljes” – kjo është deklarata bombë, e zeza në të bardhë, e bërë nga Gjinushi, Rama & akademia, në raportin më shkencor të shpërndarë ndonjëherë.
Ky ndoshta është zbulimi më i madh i këtij shekulli. Të gjithë shkencëtarët e kishin para syve dhe nuk e shihnin, por syrit vigjilent shkencor të Gjinushit dhe lloqeve të Ramës nuk i shpëton asgjë.
Pas kësaj të gjithë ju shqiptarë, por dhe evropianë e njerëz të mbarë botës rrini të qetë. Jemi mirë, madje jemi shumë shumë mirë. Nuk vlejnë më as vaksinat dhe as ilaçet shëruese. Thjesht duroni se jemi duke pritur pikun – sipas Gjinushit e Ramës – dhe pas kësaj, mos u merakosni, fillon ulja.
Se deri tani kemi qenë duke u hallakat kot.
Duroni se për dy javë burri rri dhe var e jo më në shtëpi.
Tani se Gjinushi kopjoi Ramën, apo Rama Gjinushin për këtë zbulim, këtë nuk mund ta them dot.
Por di të them se duket qartë që veprimet e Ramës, për t’i lënë njerëzit të turren pas një qese me miell e oriz, për t’i lënë bizneset në mëshirë të fatit, për të vazhduar të ushqejë me miliarda koncesionet e Partisë dhe deklaratat e tij plot luftë e zulm, na paskan një bazë të fortë shkencore.
Është gjetje e shekullit kjo, jo shaka.
Dhe këtë gjetje e ka bërë Gjinushi me Ramën, me akademinë e tyre. Asnjë akademi e planetit nuk e arriti. Për be asnjë. As ajo franceze, as ajo italiane, as ajo amerikane.
Askush pra!
Nuk e bënë, jo sepse nuk kanë fonde si akademia jonë që i rrjedhin lumë, jo se nuk kanë mendje shkencore, që akademia jonë s’di ku t’i çojë, jo se nuk kanë mbështetje financiare për kërkim shkencor, që akademisë sonë i dalin e i teprojnë.
Por sepse të gjitha këto, në ndryshim nga akademia jonë e rrënuar, por e lavdishme, nuk kanë atë çelësin magjik.
Nuk e bënë sepse në krye nuk kanë një Gjinush.
Dhe për pë tepër nuk kanë në krye të vendit një lider global, që të jep mend dhe “frymëzim” “shkencor”.
Madje Akademia jonë në këto kohë është rropatur tej mase. Në këto ditë ajo ka mbuluar e ka bërë dhe punën e akademive të tjera të globit.
Raporti bombë i Gjinushit-Ramë, qartazi i bën një analizë të plotë “shkencore”, nën dritën e deklaratave të kryeministrit, dhe situatës kudo në Evropë, Kinë, Kore, Australi, Rusi e SHBA.
Sipas Gjinushit dhe Ramës njëkohësisht, jo me deklarata në hava, por me “fakte shkencore”, në raportin “shkencor”, ne jemi vendi që zëmë vendin e parë për përhapjen e ulët të pandemisë. Vetëm 7% – thotë raporti shkencor i Gjinushit-Ramë. E ta dini që kjo përqindje është arritur pa bërë asnjë testim të popullsisë. Se me u bë testimi rrezik 1% do jemi. Ja pra një fakt tjetër, i cili dëshmon që akademia është shkrirë e dergjur ditë e natë, duke punuar për këtë zbulim.
Prandaj dhe Rama e pengon testimin, pasi ka frikë se xhelozon Evropën, Kinën dhe SHBA-në. Bërtisni po deshët pastaj, që ai s’ka të drejtë.
Duke qenë se jemi kampion për korrupsion, për drogë për varfëri, pse mos jemi dhe këtu në vend të parë, ka menduar Gjinushi-Ramë.
Kjo, vazhdon raporti, është arritur në sajë të masave revolucionare që mori partia dhe shoku kryeministër në kohën e duhur, duke lënë pas shumë vende të tjera, me gjithë vështirësitë e hasura rrugës.
Jo vetëm kaq!
Zbulimi dhe suksesi nuk merr fund këtu.
“Ritmi i shërimeve tek ne është gjithashtu nga më pozitivët, duke arritur deri në 29 % të të infektuarve gjithsej, e krahasueshme kjo me Gjermaninë e Danimarkën, gjegjësisht me 28 e 31 %”- zbulon raporti.
Në sajë të koncesioneve të Vilmës dhe sterilizimit si pjesë e “modernizimit” të sistemit, mjekësia jonë, sipas zbulimit shkencor të Gjinushit dhe Ramës, ka kapur majat.
Kemi kaluar Gjermaninë e konkurrojmë me Danimarkën, se ç’ janë këto Itali, Spanjë e më the e të thashë, i kemi lënë mbrapa me kohë (shënim: nderim për punën vetëmohuese të mjekëve, infermierëve dhe stafeve që gjenden në vijën e parë të përballjes me covid-19).
Për dreqin, vetëm për dy pikë përqindje jemi në vend të dytë, por të jeni të bindur që në ditët në vazhdim do dalim në vend të parë.
E pas kësaj analize shkencore, vjen konkluzioni epik i Gjinushit-Ramë: “Këta tregues, të përhapjes së virusit dhe të kurimit, flasin për mbërritje të pikut brenda dy javësh dhe kalimin në fazën e fillimit të uljes”.
Festoni njerëz!
Gjinushi, megjithëse pas Ramës apo njëkohësisht, me akademinë e tyre, e dhanë pëlqimin!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY