Edi Rama mburret për punën mbi Shëndetësinë, por nga qytetarët merr vetëm...

Edi Rama mburret për punën mbi Shëndetësinë, por nga qytetarët merr vetëm ankesa dhe komente negative

130
0
Shares

Rama ka postuar një video për sektorin që shqiptarëve iu dhëmb më shumë, shëndetësinë, radhe të gjata, mungesë shërbimi, korrupsion dhe shumë e shumë anë të tjera negative. Kryeministri ka postuar një video, ku një person tregon se jeta e tij ka ndryshuar pas shërbimit që ka marrë, por nuk janë në një mendje komentuesit.

Statusi i Ramës:

“Rruga e Rilindjes së Shëndetësisë mbetet një sfidë tejet e vështirë, por krahasuar me 3 vjet më parë…

Një lajm i keq nga ky sektor përhapet menjëherë dhe bashkë me emocionin e natyrshëm negativ për fatkeqësinë e dikujt apo pakujdesinë ndaj dikujt, ushqen perceptimin e trashëguar në vite se shërbimi shëndetësor në Shqipëri vazhdon po njësoj. Por e vërteta është se edhe shëndetësia, ashtu si çdo sektor, ka hyrë në një proces reformimi të thellë, ku njerëzit në nevojë për shërbim shëndetësor kanë përjetuar plot ndryshime pozitive dhe jo vetëm probleme të trashëguara ende të pazgjidhura.

Ja një ndër shumë shembuj, se si janë shpëtuar apo lehtësuar jetë njerëzish në nevojë për kujdes shëndetësor”.

Por, ja çfarë mendojnë komentuesit:

“Ky eshte nder te vetmit sektor ku ju si kryeministër nuk duhet dhe nuk mund te jeni krenar dhe te pretendoni se keni bere dicka,ilacet neper pavjone mungojne(aty edhe betadina dhe pambuku mungojne),vetem sherbim nuk mund te marresh.Gjithcka do e paguash,duke filluar qe nga polici te dera edhe deri te mjeku…..pervecese te duhet te blesh ilace ka dhe shume analiza qe duhet ti besh te privati se shteti nuk i ben(si psh dedimeri qe kushton 3800 lek te rinj)….Vetem ai qe e ka provuar te kete nje familjar ne spital e di shume mire se ne cfare derxheja eshte shendetesia ne kete vend:

“As armikut me te madh ne bote nuk ja uroj te shkoje ne Spitalet Shteterore ne Shqiperi. Sherbimi eshte bere mu* fare. Ke frik te shkosh ne urgjence se te thone shko ble serumin, ilacet, gjilperat se farmacia perball se ne skemi. Dhe ne na genjeu mendja se do e besh shendetesine falas. Turp turp”.

“Sot ne periudhen e “Rilindjes”, shendetesia eshte pjesa ku calon me shume sistemi i qeverisjes. Eshte fusha ku njerezit kane humbur besimin dhe shpresen”.


edi rama 5


edi rama 4


edi rama 3


edi rama 2


edi rama 1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY