KLSH çon Gjiknurin në Gjykatën e Lartë per CEZ, Gjiknuri çon Rulin...

KLSH çon Gjiknurin në Gjykatën e Lartë per CEZ, Gjiknuri çon Rulin dhe Boden

65
0
Shares

Përfundon në Gjykatën e Lartë dosja për CEZ. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ministria e Ekonomisë i janë drejtuar shkallës së tretë të gjyqësorit për të ankimuar vendimin për pushimin e hetimeve nga prokuroria për dy kallëzime që ishin bërë në lidhje me këtë çështje.

Kallëzimi i parë u dorëzua në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për ministrin e Energjetikës Damjan Gjiknuri dhe Avokatin e Shtetit Alma Hicka me akuzën e shpërdorimit të detyrës me argumentin se me negociatat për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me kompaninë çeke, CEZ i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 479 milionë eurosh.

Ndërsa kallëzimi tjetër u dorëzua nga Ministri i Energjetikes Damjan Gjjiknuri për një numër ish-zyrtarësh e ministrash të qeverisë së kaluar Ridvan Bode, Genc Ruli, zv/ministrit Florion Mima dhe ish-këshilltares së qeverisë Berisha, Suzana Guxholli, lidhur me vendimet e marra prej tyre në lidhje me privatizimin e CEZ.

Në kallëzimin e tij, Gjiknuri bën përgjegjës paraardhësit e tij, ish-ministrat e PD-së për privatizimin e OSSH-së. Sipas Gjiknurit, me privatizimin e OSSH tek çekët e CEZ ata i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milion euro”.

Por, ndërkohë të dyja kallëzimet janë pushuar nga prokuroria me argumentin se nuk kishte elementë të veprës penale dhe se janë marrëdhënie kontraktuale që mund te zgjidhen ne gjykate. Por te dyja vendimet e pushimit janë ankimuar në Gjykatën e Lartë, e cila pritet t’i marrë në shqyrtim më datë 17 dhe 27 tetor.Ora News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY